I vdekuri para 480 vitesh, pranon faturë për parapagim televiziv

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

16032009

Mesazh 

I vdekuri para 480 vitesh, pranon faturë për parapagim televiziv




Në zyrën gjermane për evidentimin e parapaguesve televizivë me
gjasë dikush lexon së tepërmi leksikone historike. Në emrin dhe adresën
e matematikanit gjerman i cili ka vdekur në vitin 1525 ka ardhur fatura
për parapagim televiziv të papaguar.
Matematikani i ndjerë
Adam Ries ndoshta është dëshmitar se në Gjermani televizioni është
zbuluar qysh në shekullin XVI. Si të sqarohet ndryshe kjo gjë kur në
adresën e shkencëtarit të vdekur shumë kaherë ka ardhur vërejtja se
duhet të paguajë parapagimin për radiotelevizion.

Letrën e ka pranuar Annegret Muench e cila në adresën e dikurshme të
matematikanit udhëheq një grup të themeluar në nder të tij. Përkundër
faktit që ka kthyer përgjigje me sqarimin se zotëriu Ries ka vdekur
para 484 vitesh, me shekuj para zbulimit të mediumeve telekomunikuese,
dy javë më pas ajo ka pranuar edhe vërejtjen e dytë.

Kjo nuk është hera e parë që agjencia gjermane për parapagim televiziv
(GEZ) ka dëshiruar të paguajë nga xhepat e njerëzve të cilët tanimë
janë në botën tjetër. Vitin e kaluar shkolla Friedrich Schiller ka
pranuar një vërejtje të ngjashme në emër të patronit të saj, pas së
cilës ka pasuar letra me të cilën GEZ kërcënon me gjyq nëse i madhi i
letërsisë nuk paguan borxhin prej 17 eurosh.

Madje, në muajin dhjetor të vitit të kaluar vërejtje të ngjashme nga
GEZ e kanë pranuar edhe maçorri me emrin Winni dhe qeni Sam të cilët
jetojnë në qytetin bavarez Amberg.
avatar
floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 24
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi