Keshilla per te jetuar me mire

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

18042009

Mesazh 

Keshilla per te jetuar me mire




Gjatë kësaj periudhe të vështirë ekonomike, duket se shumë njerëz e kanë humbur interesin për jetën. Megjithatë, ekspertët na kujtojnë se ekziston një sekret për të shijuar gjërat e bukura: mjafton ta marrim jetën me dashuri dhe gëzim, pasi është mënyra e duhur që ndihmon për të arritur kënaqësinë dhe për të shijuar jetën. Ky është manuali i kënaqësive të vogla

Situata e rëndë që po kalojmë këto kohë për shkak të krizës ekonomike nuk ngjall optimizëm, por nuk zgjidhim asgjë duke e lënë veten të pushtohemi nga trishtimi, madje keqësohet cilësia e jetës. E në fakt, duket se njerëzit në këtë periudhë po jetojnë pikërisht në pesimizëm dhe janë shumë të pakënaqur me veten dhe jetën që bëjnë. Pra kanë humbur interesin për jetën. Gjithsesi, duhet të dini se ekziston një sekret për të shijuar gjërat e bukura të ekzistencës, mjafton ta merrni jetën me dashuri dhe gëzim, sepse është mënyra e duhur që ndihmon për të arritur kënaqësinë dhe për të shijuar jetën.

Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga një studiues amerikan, arritur përmes 180 intervistave që u ka marrë mjekëve, psikologëve dhe sociologëve, për të kuptuar sesi t‘i japim pak kuptim jetës edhe në një moment të vështirë ekonomik siç është ajo aktuale. Duke analizuar faktet, më shumë se shtatë ekspertë janë të bindur se njerëzit kanë humbur interesin për të jetuar jetën. Arsyet? Nuk na tërheq më asgjë, kemi humbur aftësinë për t‘i jetuar gjërat pozitivisht, për të shijuar gjërat e thjeshta dhe natyrale. Jemi kaq të zënë me rutinën e përditshme sa harrojmë që kënaqësia e jetës nuk është e lidhur vetëm me paratë, por edhe me gjendjen e sjelljet tona.

Për të rigjetur kënaqësinë e jetës, duhet rikuperuar spontaniteti, thjeshtësia dhe krijimtaria, tri pikat kyçe për të mos rënë “në tunelin e zi të krizës”. Sipas ekspertëve, ta jetosh me dëshirë jetën do të thotë të marrësh më të mirën nga çdo situatë (71% e përgjigjeve), por edhe të jetosh çdo moment me intensitet (69%). Pra, gjithmonë duhet të kërkojmë anën pozitive të gjërave (65% e të intervistuarve). Dhe për të arritur këtë rezultat nuk duhet t‘u nënshtroheni objektivave të pamundur, por atyre të përditshëm. Gabim tjetër që duhet shmangur është të mos rrini duarkryq, por të viheni në kërkim të asaj që nuk e keni dhe duhet ta fitoni menjëherë. Veçanërisht, gabimi më i madh që mund të bëhet, theksuar edhe nga gjashtë ekspertët, është krijimi i modeleve dhe mënyrave mediatike larg jetës reale, duke harruar atë që jeta na ofron.

Të ndjekësh kënaqësinë dhe dëshirën nuk do të thotë të bësh gjithçka që të shkon nëpër mend. Thjesht duhet të jetosh jetën e përditshme pa rënë në rutinë, falë imagjinatës dhe aftësisë për të çuditur (66%), pa e komplikuar më shumë jetën.

Sekretet e kënaqësisë mund të arrihen përmes disa rregullave të vogla të jetës së përditshme dhe ndryshimit të stilit të jetesës.

Së pari, kur të ngriheni në mëngjes mos u trishtoni nëse koha është me shi, por vini në sfond muzikën që ju pëlqen më shumë. Ndërsa shkoni në shkollë ose në punë, shfrytëzojeni pozitivisht udhëtimin si një pushim për t‘iu përkushtuar diçkaje që ju pëlqen (letërsisë, muzikës, ose një bashkëbisedimi interesant). Në marrëdhëniet me të tjerët, shmangini përballjet e kota dhe përpiquni të jeni sa më natyralë dhe të thjeshtë. Më pas përfitoni nga koha e lirë për zbuluar bukurinë dhe shkëlqimin e gjërave të thjeshta, me qëllim që t‘i japim më shumë ngjyra krijimtarisë sonë. Çdonjërit prej nesh i mungon diçka për të qenë krejtësisht i lumtur: martesa, puna, karriera, shtëpia, shkollimi, pushimet. E vërteta është se nëse dëshirojmë të jemi të lumtur, nuk kemi pse të presim të ardhmen, por mund të jemi menjëherë. Nuk ka rëndësi se sa lumturi kemi, por sa arrijmë të shijojmë nga ajo që posedojmë. Është e kotë ta kalojmë jetën duke ndjekur suksesin, famën paratë dhe pushtetin: ndërsa luftojmë për t‘i arritur të gjitha këto, largohemi nga vlerat tona dhe bëhemi skllevër të një sistemi që kërkon më shumë. Vetëm nëse largohemi prej atyre që përmendëm pak më lart mund të gjejmë lumturinë te gjërat e vogla të jetës së përditshme dhe ta organizojmë jetën sipas vlerave tona.

Ja dhjetë rregullat e vogla të kënaqësisë:

1) Shijojeni jetën në çdo moment

2) Një buzëqeshje ju ndihmon në çdo lloj situate

3) Zbuloni thjeshtësinë në çdo aspekt të jetës

4) Mësoni të vlerësoni gjërat e vogla

5) Mos kini frikë të dilni jashtë kornizave të zakonshme

6) Jetoni me natyrshmëri çdo rast;

7) Mos e lini veten të ndikoheni nga moda dhe të tjerët

Kujtohuni që gjithmonë ka një zgjidhje

9) Shihni anën pozitive të gjërave

10 ) Cilësia ju ndihmon të jetoni më mirë
avatar
donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 24
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi