Tani do te beje shume nxehte

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

18042009

Mesazh 

Tani do te beje shume nxehte




Nuk e keni marrë ende veten nga dimri i ftohtë? Mund të ngushëlloheni me rezultatet e parashikimeve klimatike, që parashikohen për disa muaj. Sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve, pranvera dhe vera në vazhdim do të jenë të nxehta, madje më të nxehta sesa duhet. Por kini kujdes…

Parashikimet klimatike

Nuk bëhet fjalë për parashikime meteorologjike, por për parashikime klimatike, që përpiqen të kuptojnë se cilat janë kushtet e klimës gjatë një periudhe të caktuar, konkretisht për pranverën dhe verën e këtij viti. Është një grup i ri studiuesish, por që kanë arritur rezultate të mira kohët e fundit.

Për të bërë këto parashikime përdoren shumë informacione dhe parametra të ndryshëm. Fillimisht mbahet nën kontroll rritja e temperaturave, e cila lidhet me efektin serë, që duket se do të vazhdojë. Më pas llogaritet temperatura e ujërave të Mesdheut, që pavarësisht dimrit të ftohtë, qëndron më e nxehtë se normalja. Gjithashtu, merret në shqyrtim edhe zgjerimi i shtresës së akullit dhe dëborës mbi sipërfaqen e planetit, sepse bora dhe akulli i pasqyrojnë më mirë rrezet diellore dhe ulin thithjen e nxehtësisë. Në fund shqyrtohen të gjitha të dhënat e sjella nga aeroplanët e satelitët. “Duke marrë parasysh këto faktorë”, kemi llogaritur se nga marsi deri në maj temperaturat do të jenë më të nxehta se mesatarja”, shpjegon Toni Barnston, drejtori i departamentit për parashikimet klimatike. “Sipas parashikimeve tona, temperaturat do të rriten edhe më shumë në muajt korrik dhe gusht dhe do të prekin Evropën Jugore, Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme, nga Izraeli në Siri. E kemi më të thjeshtë të parashikojmë temperaturat për Evropën. Për të gjithë botën është paksa e vështirë”.

Shira dhe thatësirë

Në fakt, mekanizmat që rregullojnë klimën nuk janë kudo njësoj. Për shembull në shumë zona më shumë sesa efekti serë, rezulton vendimtar një fenomen i quajtur “El Niño”: formacioni në veri (ose perëndim, në këtë bëhet fjalë për “La Niña”) të Paqësorit i zonave të ujit më të larta e më të nxehta që ndikojnë në klimën e dy Amerikave, në Australi dhe Azi. “El Niño” sjell shira mbi brigjet perëndimore të Amerikës Jugore dhe thatësirë në Australi, ndërsa “La Niña” krijon efekt të kundërt.

Në Evropë ky fenomen ka efekte shumë të limituara. Ka më shumë rëndësi e ashtuquajtura (dhe më e paparashikueshmja) “Luhatjet veriatlantike”, si dhe efekti serë, që ndryshe nga ç‘besohet nuk sjell nxehtësi kudo: “Ka zona, të ashtuquajturat ‘cold spot‘ (pika të ftohta) që nuk paraqesin më shumë se 5 për qind të sipërfaqes së planetit, ku temperatura në vend që të rritet, zvogëlohet, për shembull në veri të Groenlandës, në Gjirin e Guinesë dhe në veri të Japonisë”, shpjegon drejtori.

Akulli po shkrihet

Shkaqet? Varet nga zonat. Në Groenlandë, paradoksalisht, faji është i ngrohjes së klimës: uji i përzierë me akull derdhet në oqean, duke bërë kështu që uji të ftohet më shumë e të shtohet edhe kripësia. Pasojat ndikojnë edhe në rrymat e Gjirit, që çojnë ujë të ngrohtë në Islandë dhe Evropën Lindore. Nëse kjo përzierje do të ndërpritej, ka nga ata që thonë se në Evropë mund të rikthehet një epokë akullnajore.

Po sikur në Alaskë dhe Kamshatka të shpërthejnë vullkanet?

Ka shumë të panjohura në parashikimet e kohës për pranverën dhe verën në vazhdim: 2 vullkane të Alaskës (SHBA) dhe 5 të gadishullit Kamshatka (Rusi). Nëse do të shpërthenin të dy përnjëherë, me energjinë e tyre maksimale mund të ndryshojnë klimën e Hemisferës Veriore për disa vjet.

Shpërthimet

Në fakt, 2 vullkanet e Alaskës (Redeubt dhe Cleveland) dhe 5 të Kamshatkës janë me ngjyrës së verdhë dhe portokalli prej disa muajsh. Kjo do të thotë se do të shpërthejnë së shpejti.

Për më tepër janë vullkane që lindin nga përplasja e pllakës oqeanike me atë amerikane dhe aziatike, këto janë të tipit eksploziv: energjia e shpërthimit mund lëshojë hi dhe gaze helmuese deri në atmosferë, ku më pas do të qëndronin për shumë kohë.

Ka ndodhur edhe më parë

Një situatë e tillë është verifikuar në vitin 1991, kur shpërtheu vullkani “Pinatubo”, në Filipine. Atëherë temperatura e hemisferës veriore u ul rreth 1°C për 2 vjet.

donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 23
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi