I bën 130 vjet pa ilaçe e ëmbëlsira

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

16032009

Mesazh 

I bën 130 vjet pa ilaçe e ëmbëlsira




Në Kazakistan është gjetur një grua e cila besohet të jetë më e
vjetra në botë. Emrin e ka Sahan Dosova, derisa ka lindur më 27 mars të
vitit 1879. Kjo nënkupton se kjo grua së shpejti do të mbush 130 vjet
jetë.
Gazetat ruse shkruajnë se Dosova është zbuluar
rastësisht gjatë regjistrimit të atjeshëm të popullsisë, se jeton me
nipin e saj 42-vjeçar, dhe se fëmijën e fundit prej 10 sa kishte
gjithsej e kishte lindur në moshën 64 vjeçare. Ka tetë nipër, 12
stërnipër dhe 24 stër-stërnipër.

E pyetur se ku është fshehtësia e jetëgjatësisë së saj, plaka është
përgjigjur: "Nuk kam ndonjë lloj fshehtësie. Thjesht, kurrë nuk kam
pirë ilaçe, e kur sëmuresha, atëherë shërohesha me mjekësi popullore.
Tërë jetën e kam agjëruar Ramazanin. Kam qenë e kujdesshme me
ëmbëlsira, por e dua djathin e freskët, grurin..."

I vetmi problem që e mundon të moshuarën Dosova është dëgjimi. Ajo ka
treguar se për herë të parë është martuar në moshën 18 vjeçare, dhe se
si i ka varrosur të dy bashkëshortët e saj. I pari kishte vdekur në
Stalingrad, derisa i dyti në vitin 1954.

Plaka gazmore ka porositur se njerëzit duhet t’i gëzohen jetës dhe se
vallëzimi e bisedat me njerëzit që i kemi për zemër janë ilaçet më të
mira.

floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 23
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi