Si ta largoni stresin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

18042009

Mesazh 

Si ta largoni stresin




Të gjithë, çdo ditë flasim për stresin dhe nervozohemi kur dëgjojmë nga miqtë a të afërmit të thonë: “Ndihem i stresuar”. Një mjeke estetiste e njohur ka publikuar një libër mbi argumentin në fjalë, duke shpjeguar se nëse fjala “stres” është në modë, stresi nuk është një modë.

“Është një faktor që ndikon negativisht në të gjithë organizmin tonë, duke filluar që nga lëkura e deri te truri. Ja pse mjekësia estetike është e kompletuar: të “shikosh” si nga jashtë, ashtu edhe nga brenda. Të pushosh pak, të ushqehesh keq, të mos bësh aktivitet fizik, të mos pushosh kurrë, të mos i kushtosh asnjë moment të vetëm vetes, është një stil jetese që ndikon jo vetëm në humorin tonë, por edhe në paraqitjen estetike. Ndryshimi i parë vërehet te lëkura, e cila është më e fishkur se kurrë më parë. Ajo humbet elasticitetin, lamat e syve varen më shumë, shtohen rrudhat dhe dobësohen muskujt e fytyrës”. Doktoresha sugjeron një kujdes të vogël për të rikuperuar në një kohë të shkurtër një paraqitje të pëlqyeshme.

Fillimisht duhet të përdorni maska për fytyrën, siç janë ato me bazë kolagjeni, acidi ialuronik dhe vitamina. Ato veprojnë shpejt, duke u thithur nga lëkura. Maska duhet të mbahet në fytyrë mbi 30-40 minuta (ideale do të ishte që të mbahej gjatë banjës, pasi ashtu mund të fitohet një relaks i dyfishtë, duke arritur veprimin e plotë të elementëve kryesorë). Pas maskës mund të aplikoni një dozë me bazë acidi ialuronik dhe aminoacidi me efekt hidratues.

Maska të freskëta

Mund të bëni maska të freskëta, duke përdorur si bazë të tyre kosin, të cilit mund t‘i shtoni edhe një lugë mjaltë, sipas rastit, për ta shtuar hidratimin edhe më shumë: një lugë argjilë (për lëkurë të yndyrshme), lëng frutash pylli (për lëkurë me damarë), një lugë vaj jojoba (për lëkurë të thatë), një pilulë vitaminë E bimore, duke e shtypur pilulën (mbi rrudhat), dy lugë lëng limoni (të pasura me vitaminë C, kundër plakjes) dhe një lugë aloe (për lëkurë të ndjeshme).

Kosi reagon duke hidratuar lëkurën, falë acidit laktik dhe fermentuesve të gjallë. Lëreni maskën që të veprojë mirë në fytyrë për 30 minuta.

Më pas përdorni një krem mbrojtës me probiotikë, DMAE, melatoninë, lëng aloe, acid lipoid dhe vitaminë E. Të gjithë këta përbërës mund t‘i gjeni në farmaci. Gjithashtu, për të rigjeneruar lëkurën e fytyrës suaj duhet të përdorni: krem dite dhe nate, korrektorë për rrathët e syve, qumësht pastrues, tonikë, si dhe maska freskuese. Që lëkura jonë të qëndrojë gjithmonë e re, ka nevojë për maska me vitamina, një mënyrë të shëndetshme të ushqyeri, përdorim të probiotikëve dhe një substance të veçantë të përftuar nga salmoni: DMAE. Probiotikët, me bazë disa kremra kundër plakjes të përdorura në kozmetikë, përmirësojnë mikroflorën mbrojtëse të lëkurës së fytyrës, duke sjellë në sipërfaqen e saj aciditetin e duhur (i njohur ndryshe si pehazhi), e për më shumë ato stimulojnë formimin e substancave të veçanta endogjene, të cilat e mbajnë shumë më kompakte lëkurën. DMAE është e përbërë nga dimetilaminoetanoli: një substancë e pranishme te peshqit (veçanërisht te salmoni), por që kohët e fundit ka filluar të sintetizohet edhe nëpër laboratorë të ndryshëm. Ka një veprim shumë efikas e të menjëhershëm, ndaj është edhe përbërës në kremrat kundër rrudhave. Përveçse një antioksidues i shkëlqyer, që reagon në fijet muskulore të fytyrës, e tonifikon menjëherë lëkurën dhe muskulaturën e fytyrës, duke i dhënë një efekt “lifting” të dukshëm, menjëherë pas aplikimit. Melatonina është një antioksidues shumë i fortë: reagon si freskues dhe antistres për lëkurën. Lëngu i aloes është qetësues dhe shumë hidratues, falë një sheqeri të veçantë që ka në përbërjen e tij.

Pak gjimnastikë faciale, “facial fitness”.

Është një mini-tërheqje e veçantë për fytyrën dhe qafën, që përdoret si në shtëpi, ashtu dhe në zyrë. “Facial fitness” bëhet për të relaksuar muskujt e mimikës. Ky aparat i vogël për gjimnastikën faciale është i lehtë dhe shumë i thjeshtë për t‘u përdorur. Aplikohet në pjesët e buzëve dhe funksionon si një sustë. Është e këshillueshme që të përdoret dy minuta gjatë ditës, duke qëndruar gjithnjë para pasqyrës. Tonifikon qafën dhe lufton stresin, çlodh mollëzat dhe rinon buzët. Gjithashtu mund ta përdorni edhe për t‘u çlodhur. Është një aparat farmaceutik. Për përdorim korret, duhet të këshilloheni me estetisten.
avatar
donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 23
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi