Stokholmi, “mbreteresha jeshile” e Evropes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

18042009

Mesazh 

Stokholmi, “mbreteresha jeshile” e Evropes




Parqe me sipërfaqe jashtëzakonisht të mëdha; një aeroport i projektuar në mënyrë të tillë për të kursyer karburant; 80 për qind e njerëzve në orët e pikut të ditës përdorin mjetet e transportit publik; stacionet janë mesatarisht 300 metra larg dyerve të shtëpisë; gjithçka është e pastër dhe perfekte. Duket një qytet përrallash, por nuk është kështu, sepse jo vetëm që ekziston, por nuk është as shumë larg. Vendi ku ëndrrat e ambientalistëve dhe qytetarëve të zakonshëm të lodhur nga metropolet e zhurmshme bëhen realitet, është Stokholmi. Për ta nxjerrë këtë qytet nga libri i përrallave mendoi Komisioni Evropian, që sapo e ka kurorëzuar si kryeqyteti jeshil i Evropës për vitin 2010 në edicionin e parë të një çmimi të destinuar për të vlerësuar qendrat urbane, të cilat japin kontributin e tyre për zhvillimin e qëndrueshëm. Kryeqyteti i Suedisë “mundi” për një fije Hamburgun, që mendohet se do të jetë fituesi për çmimin e vitit 2011.

Stokholmi, lexohet në motivacionin e çmimit, pati kurajën për të pranuar objektivin ambicioz që të heqë dorë brenda vitit 2050 nga përdorimi i lëndëve djegëse, të cilat ndotin ambientin. Në vend, rreth 95 për qind e popullsisë jeton në më pak se 300 metra larg nga zonat jeshile, që gjë përmirëson cilësinë e jetës, lehtëson pastrimin e ujërave, reduktimin e zhurmave dhe zhvillimin e

biodiversitetit. Qyteti i vogël ka një sistem perfekt të mbledhjes së mbeturinave dhe përqindje të lartë riciklimi. “Congestion charging system”, që përdoret në vend, ka reduktuar përdorimin e makinave personale, ka rritur ndjeshëm përdorimin e mjeteve të transportit publik dhe ka çuar në uljen rreth 25 për qind për person të dyoksidit të karbonit, që nga viti 1990. Këto fjalë shpjegojnë plotësisht se përse Stokholmi mundi 34 konkurrentët e tjerë (të gjitha qytete të Evropës veriore, si Gjermania, Franca, Holanda, Suedia, ishin vendet kryesore nga të cilat vinin qytetet kandidate). “Sekreti ynë është një model plotësues që përdorim. Disa nga qytetet kandidate, për disa tema të veçanta kishin performanca më të mira se tonat. Por, askush nuk kishte një plan global për gjelbërimin, ashtu siç kemi ne. Nuk flas për projekte të veçanta, për zona të caktuara, por për një zhvillim urban, ku zonat jeshile, transportet publike, trafiku, administrimi i mbeturinave dhe përdorimi i energjisë së rinovueshme mblidhen të gjitha së bashku. Kemi me dhjetëra vite që punojmë për këto çështje dhe tani rezultatet shihen”, tregon Karim Dhakal, zëvendësdrejtor i zyrës që merret me koordinimin ambiental të politikave të Stokholmit. Ajo që Dhakal nuk thotë, por që është e qartë për mijëra vizitorë të cilët çdo vit vijnë aty për ta admiruar, është se Stokholmi ka fituar betejën për të ardhmen, pa e harruar të kaluarën: dritaret e mëdha, pallatet e ndërtuara mbi ujë dhe arkitektura historike mbeten disa nga pikat e fuqishme të bukurisë së qytetit, për të cilat është vendosur që të lihen ashtu siç janë. Ajo që shihet me kujdes në rrugën e vendit drejt një të ardhmeje ekologjike ka qenë mënyra e jetës së qytetit në të gjitha format e tij: që nga administrimi i ujërave dhe hapësirave publike, në problemin më të madh, atë të transportit. Kështu, reduktimi i emetimeve erdhi duke ndërtuar shtëpi me një sistem energjetik të lidhur me ujin dhe erën, duke furnizuar autobusët me energji elektrike të prodhuar jo shumë larg qytetit, duke zhvendosur në mënyrë të vazhdueshme parkun tradicional të makinave e për ta zëvendësuar atë me vetura elektrike: sot, 85 për qind e makinave që përdoren për transport publik ushqehen me burime të energjisë së rinovueshme. Megjithatë, objektivi është që të arrihet në masën 100 për qind brenda pak viteve në të ardhme. Shifrat e ndotjes akustike janë ndër më të ulëtat në Evropë (vetëm 34 për qind e qytetarëve i nënshtrohen ndonjë lloj zhurme). Po ashtu, ushqimi i përdorur është pothuajse 100 për qind biologjik. Për të mbajtur standarde kaq të larta, Stokholmi u kërkon banorëve të tij të respektojë rregullat dhe pakti duket se është pranuar pa asnjë vështirësi. “Është e vërtetë që tradicionalisht jemi një qytet shumë i kujdesshëm ndaj këtyre gjërave (në vitin 1972 këtu u zhvillua samiti i parë ambientalist i Kombeve të Bashkuara, në kohën kur për ambientin flitej shumë pak). Por, është e vërtetë gjithashtu që personat, për të pasur ajër të pastër, ujë të pastër për të notuar afër shtëpisë dhe hapësira publike të disponueshme, pranojnë të paguajnë një taksë për të hyrë në qytet. Të hedhin mbeturinat në mënyrë të diferencuar, ose të heqin dorë nga ideja për të pasur një makinë”.

Në cilësinë e qytetit fitues, Stokholmi në 2010-ën do të zhvillojë një sërë iniciativash të destinuara për të ilustruar politikat e tij ambientaliste. Modeli qytetar do të çohet “World Expo” në Shangai dhe përgjegjësit shpresojnë se mund të arrijnë të tjera gjëra pozitive për ta bërë qytetin sa më ekologjik të jetë e mundur: “Mendojmë se është detyra jonë të ndajmë njohuritë tona, por kemi ende shumë për të mësuar nga ajo që bëjnë të tjerët”, përfundon Dhakal.
avatar
donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 24
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi