Mourinho shan ikonën e Juves

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

17042009

Mesazh 

Mourinho shan ikonën e Juves





Trajneri i Interit, Jose Mourinho, e ka paralajmëruar
Juventusin se të zgjedhurit e tij do të shkojnë në Torino për fitore,
përkundër diferencës së madhe në pikë.
“Dëshirojmë fitore
dhe nuk do të shkojmë atje për barazim. Më mirë do të më pëlqente që ta
fitoj Kampionatin me diferencë sa më të lartë pikësh. Ne jemi të parët
sepse jemi më të fortë se të tjerët dhe meritojmë ta fitojmë titullin”,
ka thënë portugezi për “Sky Sport Italia”.

Më herët kapiteni i Juves, Alessandro Del Piero, deklaroi se nuk e ka
zili Interin për suksesin që ka shfaqur në sezonet e fundit, ndërsa
‘njeriu i fjalëve’ nuk ka mundur të qëndrojë pa reaguar.

“Del Piero duhet t’ia ketë zili Interit për diferencën prej dhjetë
pikësh që kemi nga skuadra e tij. Ai ka të drejtë të flasë për të
kaluarën e tij. Ai ka bërë gjithçka për Juven, por turp për të që nuk e
ka fituar Topin e Artë”, ka përfunduar Mourinho.

floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 23
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi