Elementet astrologjike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Elementet astrologjike

Mesazh nga donbeco prej Fri Apr 17, 2009 7:40 pm

Elementet astrologjike

Dymbedhjete shenjat e Zodiakut i perfshijme ne grupe ne baze te karakteristikave te perbashketa. Njera nga menyrat e kategorizimit te tyre eshte qe ato tei permbledhim ne grupe ne baze te temperamentit. Nje kategorizim te tille e quajme si grupim sipas elementit.
Kater elementet jane: zjarri, toka, ajri dhe uji dhe keta jane arketipat e energjise, te cilet e formojne temperamentin e ndokujt, ndersa temperamenti perben elementin dominues te horoskopit.

SHENJAT E ZJARRIT

Zjarri perfaqeson energjine vitale, burimin e aktivitetit te gjithmbarshem, burimin e tere jetes. Forca, komunikueshmeria, energjia dhe vitaliteti, ngrohtesia dhe entuziazmi e keto jane cilesite e zjarrit. Ajri dhe zjarri ngjiten perpjete; esenca e tyre eshte ekspansioni. Toka dhe uji zbresin poshte, duke u perpjekur qe te zene nje vellim sa me te vogel.

Njerezit, te te cilet mbizoteron ky element, shprehin nje natyre afirmative, te pavarur, te guximshme dhe te forte. Dispozitat e te lindurve ne kete shenje jane te orientuara nga krenaria, besimi, trimeria, guximi. Kane nje shpirt pushtues, i cili lakmon qe me shume te urdheroje e me pak te jete i degjueshem. Ata jane shpesh agresive, mund te thuhet edhe arrogante; kerkojne sherre dhe i besojne vetem vetes; jane shume mosbesues. Gjithnje kane deshira te medha dhe synime te pangopura. Ata jane "pjekur ne vullnetin e tyre". Njerezit e tille vete e krijojne fatin e tyre, ose te pakten e kane bindjen se e bejne ate.

Zjarri eshte element qe u pergjigjet syrit dhe vizionit e nga te pese shqisat syri eshte shqisa qe i arrin caqet me te largeta. Yjet ne qiell jane zjarre te medha, te cilat shihen ne largesite prej disa miliarda vitesh drite. Te lindurit ne shenjen e zjarrit, sipas kesaj, kane prirje per gjera te largeta, abstraksione. Ata kane, me shume ose me pak te shprehura, aspirata spirituale ne varesi nga fakti se a jane te udhehequr nga zjarri, apo vetem jane djegur nga ai. Ne pergjithesi, planetet jane me aktive ne kete triciplitet kundruall te tjereve. Elementi kimik qe i pergjigjet zjarrit eshte oksigjeni; ai bashkohet pothuajse me te gjithe trupat e tjere gjate djegies.

Shenjat te cilat i perkasin zjarrit jane: dashi, luani dhe shigjetari.

SHENJAT E TOKeS

Toka paraqet perberjen materiale, e cila eshte e pranishme ne te gjitha gjerat, madje edhe ne ato me te imetat. Maturia, stabiliteti, pesha dhe pjelloria jane karakteristika e ketij elementi. Ajri dhe zjarri ngjiten perpjete; esenca e tyre eshte ekspansioni. Toka dhe uji zbresin poshte, duke u perpjekur qe te zene nje vellim sa me te vogel.

Shenjat e tokes paraqesin natyren e kujdesshme, praktike, emocionale dhe misterioze. Te lindurit me elemente te theksuara te tokes jane te ngadalshem dhe te mbyllur, te rezervuar dhe te permbajtur, ekonomike dhe metodike. Ata i bartin gjate shenjat e te ndodhurave; por edhe jane me te afte se sa te tjeret qe per nje kohe te gjate ta lenen shenjen e tyre ne ate qe e prekin. Toka, parimisht, eshte e plogesht, e bute dhe e erret; por ajo mund te behet e perhershme dhe transparente sikur nje diamant. Toka i pergjigjet shqises se te prekurit, e cila pranon sinjale teper te aferta, te shkaktuara nga objektet e vendosura ne periferi te trupit.

Te lindurit ne shenjen e tokes deshirojne tei prekin gjerat; me fjale te tjera tei ndiejne njekohesisht ngjashmerite dhe ndryshimet. Vlera e tyre spirituale mund te vije nga ky distinksion, te cilin ata jane te afte ta bejne ndermjet asaj qe prekin (gjegjesisht, asaj qe kane, qe duan, ose qe bejne) dhe asaj qe jane vete. Por, kur e harrojne kete distinksion, ata jetojne vetem per tei mbushur xhepat dhe stomakun. Materializmi, kryeneeesia, frika e cila paralizon, pakenaqesia e tepruar, dembelia e jane disa nga te metat e tyre me te medha. Perndryshe, elementi kimik, i cili i pergjigjet tokes eshte karboni, lidhjet e forta te te cilit forcojne strukturen e molekulave organike.

Shenjat te cilat i perkasin tokes jane: demi, virgjeresha dhe bricjapi.

SHENJAT E AJRIT

Ajri eshte element i relacionit. Ai paraqet dieka me teper sesa nje perzierje e gazrave e qe sajohet nga azoti, oksigjeni, hidrogjeni dhe ne sasi minimale edhe nga substanca te tjera e qe e bejne te pershtatshme per jete nje ambient ne te cilin ndodhemi.

Ajri si element nderambiental eshte substanca e perkryer dhe e pashkaterrueshme, e cila permban materien, por qe nuk perzihet kurre me te. Me kete rast mendohet edhe per hapesiren intersiderale (nderyjore) dhe zbrazetiren nderatomike. Ne kete kontekst, mbase ajrit me shume do tei pergjigjej emri eter. Elasticiteti grandioz, sterhollimi, aftesia qe te plotesoje edo gje, ose me pare ta beje te pakufishem mungesen e formes, por edhe ekzistimin e substances nga e cila eshte krijuar edo gje, pavaresia e keto jane vetite themelore te ketij elementi.

Ajri dhe zjarri ngjiten perpjete; esenca e tyre eshte ekspansioni. Toka dhe uji zbresin poshte, duke u perpjekur qe te zene nje vellim sa me te vogel. Te lindurit ne shenjen e ketij tripliciteti dhe te perberesve te tij me te rendesishem jane subtile, te rafinuar, me prirje qe te kultivohen, kureshtare, kenaqen ne shprehjen e kujdesit. Pare ne pergjithesi, kane sjellje te mire dhe jane matur. Vitaliteti i tyre le shume per te deshiruar, ndersa baraspesha e tyre nervore shpesh eshte e pasigurt. Rendom shprehin ndonje talent artistik, por jo edhe shkencor.

Shenjat e ajrit paraqesin nje natyre mjaft humane, te gezuar, zbavitese, te dashur dhe simpatike. Kane intelekt te madh dhe imagjinate te bujshme. Paqendrueshmeria, jokonsekuenca, plogeshtia, shkujdesja, siperfaqesia e keto jane disa nga te metat e tyre. Ajri si element u pergjigjet shqisave te transmetimit ne distance, ne rend te pare shqises se te degjuarit. Kjo eshte logjike, pasi qe ajri eshte element i relacionit; sepse meqenese krijesat njerezore merren vesh nepermjet fjales se folur, te degjuarit paraqet organin e marreveshjes, pajtimit (edhe me tutje kolektivisht perdoret fjala degjoj si sinonim per kuptoj e per dallim nga shprehja jone "hyn per njerin vesh dhe del per tjetrin ").

Vlera spirituale e te lindurve te te cilet mbizoteron elementi i ajrit mund te jete shume e madhe, nese ata ne ate komunikim gjurmojne edhe per gjera te tjera dhe jo vetem per burimin e fitimit. Te degjuarit merr sinjale mjaft te largeta, por gjithnje me vonese te vogel kundruall shqises se te parit; zeri nganjehere na vjen shume me vone sesa drita. Nese nuk merret parasysh kjo zmbrapsje, kumtimi nepermjet fjaleve behet i pamjaftueshem, mjegull qe bie mbi natyren e vertete te gjerave dhe shnderrohet ne pengese ne rrugen drejt dijes. Elementi kimik qe i pergjigjet ajrit eshte azoti e substanca inerte e cila e perben esencen e atmosferes se tokes.

Shenjat te cilat i perkasin ajrit jane: binjaket, peshorja dhe ujori.
SHENJAT E UJIT
Uji paraqet teresine e brendshme te te gjithe organizmave te gjalle, por gjithashtu edhe esencen e jashtme te numrit me te madh te llojeve te gjalla. Ne uje, para mijera shekujsh, kishte filluar jeta, ne te e ka fillin edonjeri prej nesh. Uji, sipas kesaj, del se eshte edhe me shume i lidhur me jeten kundruall tokes, ajrit, por edhe zjarrit.

Elementi i ujit eshte i brumosur me shume domethenie simbolike e misteri i jetes, lashtesia e rrenjeve te tij, thellesia oqeanike. Ajri dhe zjarri ngjiten perpjete; esenca e tyre eshte ekspansioni. Toka dhe uji zbresin poshte, duke u perpjekur qe te zene nje vellim sa me te vogel. Nepermjet perroskave, lumenjve dhe lumemedhenjve, ujerat qe jane te njekahshme dhe te ngjashme, ne renien e tyre perfundojne ne dete. Uji, pra, eshte element, i cili ne menyre me kuptimplote synon unitetin. Natyra e tij eshte e bute dhe dashamirese. Uji qarkullon neper trupin tone sikur ta perkedhelte ate, por uji di ta kete edhe anen tjeter; marinaret e dine se pikerisht kur uji duket shume i padjallezuar e i qete, ekziston rreziku qe te terbohet.

Dykuptimesia, misterioziteti, qetesia, pjelloria, pershtatshmeria e keto jane disa nga karakteristikat e ketij elementi. Zjarri spastron edo gje e por ky spastrim vret e per dallim nga spastrimi nepermjet ujit, i cili ringjall. Te lindurit me cilesi te theksuara te ketij tricipliteti kane natyre te prekshme, te ndjeshme, te lendueshme dhe konteplative. Ata, rendom jane te rezervuar dhe te turpshem, te qete dhe misterioze, pak te dhene pas aksionit. Me shume interesohen per anen e fshehte te gjerave sesa per aspektet e prekshme dhe me shume rendesi u japin domethenieve te ngjarjeve sesa vete realitetit. Jane te dhene pas komentimit te edo gjeje, qofte fjala per gjera te medha, qofte per te vogla. Jane shume te larguar nga planet e verteta materiale. Kane nje natyre mjaft te pjellore dhe imagjinate te bujshme.

Fuqia e tyre e riperteritjes eshte shume e dobet (duke e perjashtuar akrepin); por ata nuk kane ndonje nevoje te theksuar per energji te madhe. Zakonisht shprehin disa talente te "paranormalitetit". Mund te behen artiste te medhenj ose mendimtare te medhenj, sepse nganjehere deshmohen ne fushat e dijes ne te cilat shumica e vdekatareve nuk kane qasje. Rrallehere jane te lumtur per shkak te hipersensibilitetit te tyre dhe mungeses evidente te energjise e entuziazmit.

Dobesia ne te gjitha nivelet, shpirtngushtesia, konfuzioni dhe inertesia e jane disa nga te metat me serioze te shenjave te ujit. Ky element u pergjigjet shijeve dhe aromave qe jane tejet te veeanta dhe te pashoqerueshme. Shija eshte shqisa me "afersi" me te madhe, me e aferta qe mund te ekzistoje, ngase eshte lende e cila emeton sinjal vetem nese e prekim me buze. Vlera spirituale e ujit eshte e madhe, sepse ky element u pergjigjet bashkimeve kulmore. Elementi i cili i pergjigjet ujit eshte hidrogjeni, i cili bashkohet me ujin nepermjet djegies...

Shenjat te cilat i perkasin ujit jane: gaforrja, akrepi dhe peshqit
avatar
donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 23
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi