Dielli: Qendra e Vogel Alkimike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Dielli: Qendra e Vogel Alkimike

Mesazh nga donbeco prej Fri Apr 17, 2009 7:21 pm

--------------------------------------------------------------------------------

Dielli: Qendra e Vogel Alkimike

Transformimi i heliumit ne karbon, te cilin e shpjeguam me lart eshte alkimia e gjigandeve te kuq. Ndersa te Dielli yne dhe tek yjet e tjere te ngjashem realizohet nje funksion alkimik me modest. Ashtu sie e theksuam edhe ne fillim, Dielli kthen atomet e hidrogjenit ne helium dhe energjine e tij e fiton nga ky reaksion berthamor.

Edhe ky reaksion berthamor te Dielli eshte aq i domosdoshem per jeten tone po aq sa reaksionet e gjigandeve te kuq. Pervee kesaj, reaksioni berthamor te Dielli eshte "nje pune e programuar" njesoj si te gjigandet e kuq.

Elementi i pare i reaksionit te dielli, i cili eshte hidrogjeni, eshte elementi me i thjeshte i universit. Ne berthamen e tij ze vend vetem nje proton. Ndersa ne ate te heliumit gjenden dy protone dhe dy neutrone. Procesi qe ngjet te dielli eshte bashkimi i kater atomeve te hidrogjenit per te formuar nje atom heliumi. Gjate ketij procesi elirohet nje energji shume e madhe. Pothuajse e gjithe drita dhe nxehtesia qe vjen ne toke, formohet nga ky reaksion berthamor brenda Diellit.


Ne te vertete Dielli eshte nje reaktor i madh berthamor. Ai transformon vazhdimisht atomet e hidrogjenit ne helium dhe ne saje te ketij reaksioni eliron nxehtesi. Por ajo qe eshte e rendesishme eshte programimi aq mahnites i perllogaritur me nje ndjeshmeri (delikatese) te jashtezakonshme e ketyre reaksioneve brenda tij. Me i vogli ndryshim te forcat, te cilat percaktojne reaksionin, do te shkaktonte shuarjen e Diellit apo hedhjen e tij ne ere brenda disa sekondash.


Por ashtu sie ndodh edhe te gjigandet e kuq, ky reaksion berthamor diellor vjen me nje nderthurje procesesh te papritshme. Nuk mund te jete e mundur qe kater atome, te cilat sillen rastesisht perreth, per nje east te formojne heliumin. Per kete perseri nevojitet nje proces me dy faza. Fillimisht bashkohen 2 hidrogjene dhe na del ne pah nje "formule ndermjetese" me nje proton e nje neutron. Kjo formule quhet "deuteron".

Kush eshte ajo force, e cila bashkon dy berthama te ndryshme dhe e mban te qendrueshem deuteronine Kjo force eshte "forca e fuqishme berthamore", te cilen e prekem ne kreun e kaluar. Kjo eshte forca fizike me e madhe e universit. eshte te miliardat e miliardit, te miliardit here me e madhe se forca terheqese e tokes. Ne saje te kesaj force dy berthamat e hidrogjenit bashkohen me njera-tjetren.


Berthama hidrogjeni me nga nje proton Berthama e heliumit me dy protone dhe dy neutrone

Reaksioni kritik ne Diell

1-Ne Diell me bashkimin e kater berthamave te ndryshme te hidrogjenit formohet nje atom heliumi.

2-Ky proces realizohet ne dy faza. Fillimisht bashkohen dy hidrogjene dhe nxjerrin ne pah berthamen deuteron. Ky transformim eshte i ngadalte dhe prandaj Dielli digjet dalengadale.

3-Sikur forca e fuqishme berthamore te ishte pak me e madhe, ne kete rast ne vend te deuteronit do te formoheshin "di-proton". Keshtu qe struktura berthamore do te ndryshonte ne east dhe Dielli si perfundim i nje shperthimi te madh do te hidhej ne ere. Vetem pas disa minutash e gjithe toka do te digjej nga flake te tmerrshme.


Berthama hidrogjeni me nga nje proton Berthama e "deuteronit" me nje proton dhe nje neutron

Studimet kane treguar se forca e fuqishme berthamore eshte e mjaftueshme vetem per t'i mbajtur te bashkuara. Nese do te ishte pak me e vogel se vlera reale qe zoteron, nuk do te arrinte te bashkonte keto dy berthama te hidrogjenit. Dy protonet, te cilet afrohen, menjehere do te shtynin njeri-tjetrin dhe ky reaksion berthamor te Dielli do te mbaronte pa filluar mire. Pra, Dielli nuk do te ekzistonte kurre. Xhorxh Grinshtajn kete e shpjegon keshtu: "Sikur qofte vetem pak me e vogel te ishte forca e fuqishme berthamore drita e Tokes nuk do te ndizej kurre". 40


Berthama hidrogjeni me nga nje proton Berthama e "di-protonit" me dy protone


Valle edo te ndodhte sikur kjo force te ishte pak me e madhee Para se t'i pergjigjemi kesaj pyetjeje le te shohim edhe nje here transformimin e dy atomeve te hidrogjenit ne deuteron. Nese do te vezhgohet me kujdes, ky proces ka dy ane te veeanta. Fillimisht nje proton duke e leshuar (humbur) ngarkesen e tij elektrike kthehet ne neutron. Me pas ky neutron bashkohet me nje proton tjeter ku formojne atomin e deuteronit. Fuqia, e cila mundeson kete bashkim eshte forca e fuqishme berthamore. Ndryshe nga kjo, fuqia qe shnderron protonin ne neutron, eshte "forca e dobet berthamore". Kesaj force i duhet pothuajse 10 minuta per te kthyer nje proton ne neutron. Kjo eshte nje periudhe shume e gjate per atomin por, e cila siguron qe reaksioni berthamor ne Diell te vazhdoje "ngadale".

Duke u mbeshtetur ne keto informacione le t'i rikthehemi edhe njehere pyetjes: efare do te ndodhte sikur forca e fuqishme berthamore te ishte pak me e madhee Nese do te ishte me te vertete keshtu, reaksioni ne Diell do te ndryshonte kategorikisht. Sepse ne kete rast, forca e dobet berthamore do te mbetej jashte reaksionit e nuk do te kishte force te nderhynte. Forca e fuqishme e berthames pa e pritur procesin 10 minuta te shnderrimit te njerit proton ne neutron, do t'i bashkonte ne east te dy protonet. Si perfundim ne vend te deuteronit do te formohej nje berthame atomi me dy protone.

Kete strukture qe do te shfaqej shkencetaret e emertuan "di-proton". Ne te vertete nuk ekziston dieka e tille. Ky eshte plotesisht nje element imagjinar. Nese forca e fuqishme berthamore do te kishte vlere pak me te madhe atehere brenda ne Diell do te shfaqej ky atom i "di-protonit". Edhe ajo strukture e djegies se Diellit "dalengadale", do te ndryshonte rrenjesisht. Xhorxh Grinshtajn per rastin "nese forca e fuqishme berthamore do te ishte pak me e madhe" ka thene:

"Ne kete rast struktura e Diellit do te ndryshonte plotesisht sepse faza e pare e reaksionit nuk do te ishte prodhimi i deuteronit por do te ishte prodhimi i di-protonit. Roli i forces se dobet berthamore ne reaksion do te eleminohej dhe ne te do te mbetej vetem forca e fuqishme berthamore... Dhe ne kete gjendje lenda djegese e Diellit dhe e te gjithe yjeve te ngjashem me te, do te ishte aq e fuqishme sa brenda disa sekondash do t'i shperthente ne ere".41

Pak minuta pas shperthimit ne ere te Diellit, te gjitha gjallesat mbi toke do te mbyteshin ne flake dhe planeti blu, brenda pak sekondash do te shkrumbohej. Por meqe forca e fuqishme berthamore eshte ne vleren e duhur, Dielli realizon nje reaksion berthamor te ekuilibruar dhe digjet "dalengadale".

Te gjitha keto jane per te treguar se forca e fuqishme berthamore eshte e programuar ne ate menyre qe te mundesoje jeten ne Toke. Nese do te kishte qofte edhe nje gabim sado te vogel, Dielli dhe yjet si ai ose nuk do te ishin fare ose ne nje kohe te shkurter pas formimit te tyre do te zhdukeshin me nje shperthim te frikshem.

E thene ndryshe, edhe struktura e Diellit nuk eshte e rastesishme dhe e paqellimte. Per te kunderten, na sqaron Allahu me thenien e Tij qe kete yll e ka krijuar posaeerisht per te mundesuar jetesen e njeriut: "Dielli dhe hena udhetojne sipas nje percaktimi te sakte". (Rrahman, 5)
avatar
donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 24
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi