PSA prodhuesi më "i gjelbër" i automjeteve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

15042009

Mesazh 

PSA prodhuesi më "i gjelbër" i automjeteve





PSA planifikon që në vitet e ardhshme të bëhet prodhuesi më i
mirë i automjeteve ekologjike, duke zvogëluar sa më shumë emetimin e
gazrave, si edhe duke përdorur sa më shumë materiale ricikluese.
Kompania ka njoftuar se në të ardhmen do të realizojë dhjetë objektiva, prej të cilave tre janë të rëndësishme për klientët.Plani kryesor i kësaj korporate është që ta zvogëlojë maksimalisht
emetimin e gazrave të dëmshme nga automjetet e saj. PSA tashmë e ka
arritur një gjë të tillë, pasi që automjetet e prodhuara nga kjo
kompani të shitura në mbarë botën prodhojnë më pak se 130 g/km CO2,
derisa 46% e automjeteve të shitura në Evropë lëshojnë më pak se 110
g/km CO2.

Qëllimi tjetër është ndërtimi i materialeve ekologjike në dizajnin e
automjeteve të tilla si Peugeot dhe Citroen. Si shembull konsiderohet
automjeti i ri C3 Picasso, tek i cili 12% e materialit mund të
riciklohet.Objektivi i tretë i rëndësishëm për klientët është siguria. Deri në
vitin 2011, planifikohet që në të gjitha automjetet Peugeot dhe Citroen
të ndërtohet një sistem për thirrjet urgjente, që do të shfrytëzohet në
rastet kur mund të ndodhë ndonjë aksident trafiku.

Automjetet në të cilat mund të arrihen këto objektiva janë Peugeot 207 dhe Citroen C-Cactus.
avatar
floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 23
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi