Gjysmëfinalja e dytë: Man Utd vs. Arsenal

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

15042009

Mesazh 

Gjysmëfinalja e dytë: Man Utd vs. Arsenal




Ronaldo dhe Rooney festojnë golin. Foto: AP
Ndeshja kthyese çerekfinale e Ligës së Kampionëve e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Estadio do Dragao, ndërmjet Portos dhe Manchester Unitedit, ka përfunduar me fitoren minimale të Djajve të Kuq, të cilët me këtë fitore janë kualifikuar në gjysmëfinale.

Takimi i parë i zhvilluar në Old Trafford përfundoi me rezultat të barabartë, 2-2, prandaj kampionët në fuqi i kualifikonte cilado fitore, apo cilido barazim me më shumë se tre gola, ndërsa rezultati i njëjtë (2-2) i dërgonte skuadrat në vazhdime.

Pjesa e parë

Djajtë e Kuq e filluan ndeshjen furishëm duke qenë kërkues të golit që në minutat e para dhe shumë shpejtë e arritën qëllimin e tyre.

Ishte lojtari më i mirë në botë për sezonin e kaluar, Cristiano Ronaldo, i cili gjuajti nga një distancë prej afro 27 metrash, duke shënuar një supergol në portën e portierit Helton (6’).

Pas golit të pësuar vendasit e morën e veten dhe për disa minuta krijuan presion para portës së Van der Sarit, mirëpo përveç disa rasteve të pakonkretizuara, ata nuk arritën të bëjnë asgjë.

Nga ana tjetër, në minutat e fundit të gjysmës së parë, Porto ka mundur të ndëshkohet sërish, nëse Vidic do të ishte më i saktë në portën e zbrazët (43’), por serbi gjuajti mbi portë.

Sido që të jetë pjesa e parë përfundoi me avantazh minimal të Djajve të Kuq, rezultat i cili i dërgonte kampionët në gjysmëfinale.

Pjesa e dytë

Minutat e para të fraksionit të dytë të lojës ishin të zbehta sa i përket rasteve duke qenë se United e dëshironte këtë rezultat, ndërsa vendasit nuk mund të organizoheshin para portës mysafire.

Megjithatë në njëzet minutat e fundit të ndeshjes Porto pati iniciativë të plotë, por lojtarët vendas nuk mundën ta thyenin mbrojtjen e pathyeshme të Djajve të Kuq, e cila me kthimin e Rio Ferdinand, ishte e pakalueshme.

Portos do t’i mjaftonte një gol që të vazhdonte më tutje, mirëpo këtë nuk e bëri dhe u eliminua.

Kështu, Manchester United kualifikohet në gjysmëfinale pas fitores së përgjithshme me rezultat 3-2. Në gjysmëfinalen angleze, United do të takohet me Arsenalin.

Topçinjtë natën e sotme e kanë mposhtur Villarrealin në Emirates me rezultat 3-0 duke u kualifikuar në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm prej 4-1.

amir
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 1013
Age : 24
Location : DBD
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Gjysmëfinalja e dytë: Man Utd vs. Arsenal :: Komentet

Mesazh prej Wed Apr 15, 2009 11:42 pm nga floroS

Shpresoj qe te mos jete nje finale Angleze. :cry:

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi