Programon viruse, burgoset e pastaj gjene pune

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

14042009

Mesazh 

Programon viruse, burgoset e pastaj gjene pune




Një haker 18-vjeçar, i cili me viruset e tij ka bërë dëm me vlerë prej 20 milionë dollarësh, ka fituar vend të punës në një kompani telekomunikimi të Zelandës së Re falë “zanatit” të tij.
Owen Thor Walker është liruar nga burgu vitin e kaluar, ku ka qëndruar për shkak se ka krijuar dhe dërguar viruse si dhe iu ka qasur të dhënave private në kompjuterët e kompanive dhe individëve, duke shkaktuar dëm prej 20 milionë dollarësh.

Gjeniu i informatikës, i cili e ka krijuar një virus të cilin as programet mbrojtëse nuk kanë mundur ta zbulojnë, ka fituar vend punë në kompaninë TelstraClear, që është filial i grupit australian të telekomunikacionit Telstra.

"Ai jep këshilla për mënyrat e zvogëlimit të rrezikut dhe motivet e cyber-kriminelëve", ka thënë për “Radio New Zealand” drejtori i kompanisë Chris Mirams.

"Ai me të vërtetë dëshiron që me të gjitha njohuritë dhe aftësitë e tij t’i ndihmojë firmat nga Zelanda e Re”, ka shtuar Mirams.
avatar
donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 23
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi