Real mban gjallë shpresat për titull, mund 2-0 Valladolid

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

12042009

Mesazh 

Real mban gjallë shpresat për titull, mund 2-0 Valladolid




Skuadra e Real Madrid ka fituar lehtësisht 2-0 ndaj modestëve të Valladolid duke u afruar në 6 pikë ndaj Barcelonës në krye të La Liga

Real fiton sërish dhe për të qëndruar afër Barcelonës, nuk dështon në tentativën e tij ndaj Valladolid. Ishte kapiteni i ekipit, Raul Gonzales, ai i cili hapi rezultatin një minutë para fundit të kohës rregullt të pjesës së parë, pas një depërtimi të mirë të Higuain, duke çuar Realin në pauzë me një gol epërsi.

Edhe pjesa e dytë pavarësisht rasteve nuk solli gol derisa ndeshja iu afrua fundit. Kësaj here ishte Arjen Robben që dyfishoi rezultatin nëntë minuta para fundit të ndeshjes, për të vulosur rezultatin.

Reali mbledh 69 pikë në pozitën e dytë, kur kanë mbetur edhe tetë ndeshje deri në fund të sezonit në La Liga. Valencia ka shënuar fitore të rëndësishme prej 3-2 në udhëtim ndaj Sporting Gijon, duke marrë pozitën e katërt të tabelës me 49 pikë, derisa Villarreali me një pikë më pak, zbret në të pestën pas humbjes së djeshme para tifozëve të vet ndaj Malaga.

Rezultatet:

Mallorca 2 - 0 Almeria

Numancia 0 - 0 Espanyol

Osasuna 2 - 1 Athletic Bilbao

Santander 2 - 3 Real Betis

Real Madrid 2 - 0 Valladolid

Sporting Gijon 2 - 3 Valencia

donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 23
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Real mban gjallë shpresat për titull, mund 2-0 Valladolid :: Komentet

Mesazh prej Sun Apr 12, 2009 9:37 pm nga amir

ma te fortit Very Happy champion

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi