Harrojnë të mbyllin bankën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

12042009

Mesazh 

Harrojnë të mbyllin bankën





Ajo për të cilën ëndërrojnë të gjithë plaçkitësit e botës
ndoshta tërë jetën, që gjatë natës të gjejnë bankën e hapur, ka ndodhur
në një qytet britanik.
Udhëheqësi i bankës Barclays në
këtë qytet të premten në mbrëmje normalisht e ka mbyllur bankën, i ka
kontrolluar të gjitha dhe ka shkuar në shtëpi. Megjithatë, pak orë më
vonë kanë shkuar në bankë dy menaxherë për të marrë disa letra dhe
gjatë largimit kanë harruar t’i mbyllin dyert.

Kështu banka ka qenë e hapur dhe praktikisht u ka thënë “mirë se vini”
kriminelëve lokal, por për fatin e pronarit këtë nuk e ka vërejtur
askush.

Duke parë së dyert janë të hapura, të shtunën ka hyrë në bankë një
pensionist. Është çuditur se si askush nuk ishte brenda dhe se dritat
ishin të fikura, prandaj menjëherë e ka alarmuar policinë. Me
hulumtimin e bërë është vërtetuar se gjatë natës askush nuk kishte hyrë
në bankë dhe se asgjë nga banka nuk po mungonte.

"Këso gjërash nuk guxojnë të ndodhin. Do të hulumtojmë se çfarë ka
ndodhur, por gjithsesi do të gjejmë një mënyrë të falënderojmë
qytetarin e ndershëm i cili ka lajmëruar policinë", ka thënë zëdhënësi
i bankës.
avatar
floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 24
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Harrojnë të mbyllin bankën :: Komentet

avatar

Mesazh prej Sun Apr 12, 2009 7:12 pm nga amir

ahhh si nuk ndodhi ne maqedoni kjooo Very Happy

Mbrapsht në krye Shko poshtë

avatar

Mesazh prej Mon Apr 13, 2009 2:33 pm nga floroS

te ndodhte ne mk kjo , banka per 2-3 do te falementonte. lol!

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi