Medresanti 17-vjeçar shpikë energji alternative

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Medresanti 17-vjeçar shpikë energji alternative

Mesazh nga floroS prej Sun Apr 05, 2009 9:13 pm


Shpikja ka të bëjë me një energji alternative për të ushqyer kompjuterin kur mungon energjia elektrike.
Nëse shpikjet më të mëdha të njerëzimit kanë ardhur "nga halli", e tillë
është edhe kjo që do t'ju tregojmë sot.Bledar Kazia është vetëm 17 vjeç
dhe është nxënës në Medresenë e Kavajës në vitin e tretë.
Ai ka menduar t'i shërbejë vetes dhe komunitetit me diçka që fillimisht
iu duk të gjithëve e pabesueshme, por tashmë është realitet.Ka të bëjë
me një energji alternative për të ushqyer kompjuterin kur mungon
energjia elektrike.
Bledi e shpjegon kështu, krijimin e tij; "Poshtë butonave të tastierës
vendoset një bobinë dhe një magnet. Në kohën kur ne e shtypim butonin
krijohet një shkëndijë magnetike vlera e së cilës rritet me shtypjen e
butonave dhe energjia mekanike kthehet në energji elektrike. Më pas
bëjmë lidhjen me një multi metër që tregon se me të vërtetë prodhohet
energji".

Por nuk mbaron këtu. Bledi shpjegon më tej se "Këtë
energji ne e depozitojmë në një bateri të rikarikueshme. Bateria e merr
energjinë duke shtypur tastat e tastierës. Ngjitur me baterinë është
një llampë dhe kur ajo ndizet do të thotë që po karikohet. Në qoftë se
në një lapë top shtypim një mijë herë tastat e kompjuterit do të
karikonim një bateri 19 voltësh, pasi kjo është më e madhja. Në qoftë
se jemi në rrugë ose në autobus dhe na duhet patjetër ta përdorim
kompjuterin duke përdorur këtë projekt për 10 ose 15 minuta ne e
karikojmë baterinë e lapë topit e cila mban 6 orë punë në të. Kur një
bateri kompjuteri zgjatë dy ose tre orë, me këtë projekt ajo shkon në 6
orë. Është një projekt që kursen dhe prodhon energji".
Energjia që
prodhohet në këtë rast është energji alternative, pra nuk është korrent
direkt, është alternativë. "Na duhet ta mbledhim njëherë energjinë
pastaj ta përdorim". Ideja ka lindur verën e kaluar në kushtet e
shtëpisë, më pas më fillimin e shkollës me ndihmën e profesorit të
informatikës Salih Dede.

Në fillim ka marrë çmimin e parë, në
olimpiadën e Fizikës në Tiranë. Më pas është bërë e mundur që ky
projekt të përfaqësojë Shqipërinë në një konkurs ndërkombëtar në
Turkmenistan. Këtu Bledar Kazia është vlerësuar me medaljen e argjendit
kjo i ka dhënë mundësin që po me këtë projekt të përfaqësojë Shqipërinë
në Nevada të Amerikës.

Kur e pyesim Bledin çfarë kanë menduar
personat që kanë dëgjuar për shpikjen e tij!? Në fillim janë treguar
mosbesues thotë ai, po kur juria ndërkombëtare e vlerësoi këtë projekt,
atëherë gjithçka ishte më e qartë dhe shumë ndërruan mendim.

Familja
e tij jeton në Peshkopi ndërsa Bledari në Kavajë, fundjavave shkon në
familje të prindërit të cilët nuk kanë ndonjë "dell" shkencëtari në fis
por që janë të lumtur për djalin e tyre.
Suksesi i shpikësit tonë
nuk mbaron me kaq, gjatë kohës së qëndrimit në Turkmenistan,
përfaqësuesit e Indisë kanë treguar interes për projektin e djaloshit
shqiptar.

Ajo që do ta bënte të lumtur është shpikësin është të
bëhej i mundur prodhimi i tastierave të tilla që do i shërbenin shumë
njerëzve, dhe për një gjë duket i lumtur Bledari që i ka shërbyer
njerëzimit për diçka.
avatar
floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 24
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi