Dy celularë muzikorë dhe një radio celular nga Nokia

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

15032009

Mesazh 

Dy celularë muzikorë dhe një radio celular nga Nokia




Dy celularë muzikorë dhe një radio celular nga Nokia




Nokia ka paralajmëruar dy telefona të ri mobil MusicXpress,
modelet 5330 e 5730, si dhe një model të celularit XpressRadio – 5030.
Model
XpressRadio 5030 është telefon celular me veçori telekomunikuese dhe
funksion të radios FM. Çmimi i tij i rekomanduar pa tatime do të duhej
të jetë 40 euro, derisa në shitje do të del në tremujorin e dytë të
këtij viti.

Nokia 5330 MusicXpress është celular larg më i avancuar. Është një
pajisje rrëshqitëse e gjeneratës së tretë e cilat padyshim do të
tërheqë vëmendjen me dizajnin e vet të cilin e përshkojnë linjat e
mprehta, që nuk është tipike për prodhuesin finlandez.
Sikur të gjitha modelet tjera MusicXpress, edhe ky ka qasje për
dëgjuese prej 3.5 milimetrash, pranues të radiovalëve stereo RDS dhe
memorie të mjaftueshme për ruajtje të dosjeve muzikore. Në shitje do të
paraqitet në tremujorin e dytë të vitit 2009 dhe atë me çmim të
rekomanduar prej 160 euro me shtojca të tatimit.Telefoni më i pajisur i paraqitur është ai 5730 MusicXpress. Modeli
5730 është telefon i mençur i bazuar në sistemin operativ Symbian,
derisa është i pajisur me tastierë të plotë QWERTY e cila me rrëshqitje
tërhiqet anash. Kur nuk është i hapur, telefoni duket si secili celular
i dizajnit klasik. Mundësitë e tij komunikuese të gjeneratës së tretë
janë plotësuar me adapterin WiFi dhe pranuesin A-GPS. Çmimi i tij i
rekomanduar është 280 euro para se t’i shtohen tatimet, derisa koha e
daljes së tij në treg është tremujori i tretë i këtij viti.

www.nokia.com

floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 23
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi