Milani shkatërron Sienën

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

15032009

Mesazh 

Milani shkatërron Sienën





Inzaghi ka arritur golin e 300-të në karrierë, derisa ai dhe
Pato kanë shkëlqyer duke shënuar nga dy gola secili, për të ndihmuar
Milanin të shënojë fitore 5-1 në fushë të Sienës.
Pjesa e parë

Rosonerët shënuan pas vetëm shtatë minutash lojë. Pas një harkimi nga
këndi, mesfushori Mathieu Flamini u faulua nga Houssine Kharja në zonën
e rreptësisë, ndërsa nga pika e bardhë nuk huqi Andrea Pirlo.

Në çastet e fundit të pjesës së parë, një harkim i shkëlqyeshëm nga
këndi i David Beckham, gjeti Filippo Inzaghin, i cili nuk huqi për të
çuar Milanin në pauzë me avantazh të dyfishtë.

Pjesa e dytë

Furia e mysafirëve vazhdoi edhe në pjesën e dytë, kur pas dhjetë
minutash Pato shënoi edhe golin e tretë për rosonerët nga gati 20 metra
largësi (55’). Vendasit ngushtuan në 3-1 pas shtatë minutash tjera me
anë të Massimo Macaronne.
Inzaghi, tregon fanellën e tij me numrin 300, derisa feston golin jubilar. Foto: AP
Për t’i dhënë shkëlqimin Milanit,
në skenë dolën sërish Inzaghi dhe Pato. Sulmuesi veteran i rosonerëve
shënoi në minutën e 71-të, shtatë minuta para se edhe Pato të gjejë për
të dytën herë golin, duke vulosur fitoren 5-1.

Me këtë fitore Milani forcon pozitën e tretë me pesë pikë prapa Juventusit, dhe gjashtë mbi Genoan.
avatar
floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 24
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi