Sistemi nervor

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Sistemi nervor

Mesazh nga floroS prej Sun Mar 22, 2009 2:14 am

Organizmi ka disa sensore (receptore ndjeshmërie), pjesa më e madhe e
te cilëve ndodhet në sipërfaqe, dhe kanë si "detyre" të ndjejnë botën
që na rrethon dhe të informojnë qëndrët që përbejnë sistemin nervor
(SN). Informacioni percohet nepërmjet sinjaleve elektrike që
deshifrohen nga vetë qëndrat dhe perceptohen si "njesi". Receptoret e
lekures dhe mukozes se gojes e te hundes jane te ndjeshem ndaj
ngacmimeve te prekjes, termike dhe te dhimbjes; meqe ato na mbajne ne
kontakt me boten e jashtme ndjeshmeria e tyre quhet ekzoceptive.
Organizmi ka edhe organe te specializuar, qe ndodhen te gjithe ne koke,
qe jane pergjegjes per shikimin, degjimin, nuhatjen dhe shijimin. Disa
receptore te tjere ndodhen ne kapsulat e artikulimit, ne muskujt
skeletore dhe ne lidhjet muskul-tendine: jane te ndjeshem ndaj
ndryshimeve te gjatesise ose ndja tensioneve te perberesve te sistemit
muskulor (muskujt, tendinat, ligamentet), pra behen aktive kur trupi
leviz. Organet e brendshme kane sensore qe perceptojne dhimbjen dhe
trysnine (per shembull kur mbushet fshikeza, ose ndryshimet kimike (per
shembull sasia e dioksidit te karbonit ne gjak). Te gjitha keto
informacione duhet ti dergohen qendrave nervore te cilat i integrojne
me njera tjetren dhe me ate qe ruajne ne memorie, dhe e perdorin jo
vetem per te na lidhur me boten e jashtme, per te patur sensin e
vendndodhjes dhe drejtimit ne hapesire dhe per te ditur nese forca
muskulare qe po perdoret eshte e pershtatshme per rezistencen qe duam
te mundim, per edhe per te dhene pergjigje te pershtatshme. Keto te
fundit mund te jene somatike (nese nderhyjne muskujt skeletore) ose te
brendshme (nese ndryshohet aktiviteti i organeve te brendshme). SN
eshte nje kompleks perberesish ne vazhdimesi me njeri tjetrin te
perbere kryesisht nga indi nervor (neurone dhe qeliza gliale): ndahet
ne dy pjese te medha, sistemi nervor qendror (SNQ) i cili ndodhet ne
kafke dhe ne palcen kurrizore, dhe sistemi qendror periferik (SNP) qe
ndodhet ne gjithe pjesen tjeter te trupit edhe brenda te gjithe
organeve. SNP ku bejen pjese te gjithe receptoret e ndjeshmerise te
lartpermendur ka si detyre te perceptoje ngacmimet e ambjentit dhe ato
te brendshmet dhe tia dergoje SNQ dhe me pas ti dergoje te gjithe
organeve pergjigjet e SNQ. Ky i fundit ka si detyre deshifrimin e
informacioneve qe vijne nga periferia, ti perpunoje dhe ti jape nje
pergjijge te pershtatshme. SNQ perbehet nga palca kurrizore, shtylla e
trurit (qe perbeht nga palca e zgjatur, ura dhe truri i mesem), truri i
vogel, truri i ndermjetem. SNp perbehet nga nervat, nyjet e receptoreve
ndjesore, duke perfshire organet e aparatit te shikimit, degjimit,
ekuilibrit, nuhatjes dhe shijes.
avatar
floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 23
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi