Jam e dashuruar dhe e shpërblyer në karrierë

 :: News.... :: Show Biz

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

22032009

Mesazh 

Jam e dashuruar dhe e shpërblyer në karrierë





Kishte humbur për pak kohë nga ekranet tona, por edhe nga skenat e
festivaleve, mbase për të na lënë që ta shijonim deri në fund këngën
“Vetes” dhe mbi të gjitha klipin e saj të mrekullueshëm i cili arrin të
të ngrohë edhe në mes të dimrit. Por është rikthyer. Fuqishëm, ndryshe,
e tjetërsuar, por përsëri shumë, shumë e bukur. Të sjellësh një copëz
histori që daton andej nga vitet ‘80, kërkon shumë më tepër sesa një
këngë pop rrok, tipike e asaj periudhe. Prandaj dhe Elvana së bashku me
Florin, autorin e këngës, menduan që kjo performancë të ishte perfekte
dhe e kuruar në çdo detaj, për të ardhur edhe kësaj here sa më të
kompletuar para publikut. Dhe rezultati? Një klip i realizuar 90% në
bardh e zi, me një fabul shumë interesante dhe mbi të gjitha një look i
jashtëzakonshëm i Elvanës.
Ndërkohë, një javë mbas transmetimit të klipit “Nuk jam më”, fansat kanë filluar komentet. Elvana tregon
se ka qenë një surprizë për publikun kjo paraqitje ndryshe e saj, por
si gjithmonë surprizat mund edhe të mos pëlqehen. Duke patur dashamirës
kryesisht të rinj, të mësuar me R&B dhe me performanca sportive,
Elvana e veshur si një zonjë, i ka çuditur disa. “Dukesh më e madhe më
thonin ca, por unë e dija këtë dhe e kam bërë me koshiencë, në radhë të
parë sepse pamja ishte në funksion të klipit dhe në radhë të dytë sepse
doja të tregoja se unë nuk jam më ajo Elvana e vogël, por jam rritur,
në moshë dhe profesionalisht”. Por kjo nuk do të thotë se Elvana i tha
lamtumirë rrymave tejet sportive dhe klipeve deri diku ekstravagante e
rinore. Fundja një vajzë 22-vjeçare nuk mund të marrë vendimin ekstrem
që të fillojë të dalë në ekran si një zonjë e rëndë. Do na duhet të
presim diçka më pak se një muaj për të parë atë Elvanën trendy me të
cilën jemi mësuar. Klipi i ri i këngës “Hi Tech” do na surprizojë me
look-un e këngëtares simpatike, por do na bëjë edhe të kërcejmë me
ritmet e këtij krijimi të ri.

KONCERTE NË VEND TË ALBUMEVE
Është një fakt që të gjithë këngëtarët e pohojnë kur i pyet, albumet nuk po shiten më dhe në vend të tyre
këngëtarët kanë zgjedhur të marrin pjesë në shumë koncerte. Kështu ka
bërë edhe Elvana dhe dihet, tregu më i mirë mbetet gjithmonë diaspora.
Në fillim pati disa vështirësi për t’i propozuar publikut të diasporës
repertorin e saj pasi dihet, ata pëlqejnë shumë muzikën popullore, por
pak nga pak ajo arriti të jetë jo vetëm një nga këngëtaret më të
pëlqyera dhe të kërkuara, por dhe një nga më të paguara
avatar
floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 24
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi