PARANDALIMI I CELULITIT DHE I SËMUNDJEVE TË VENËVE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

PARANDALIMI I CELULITIT DHE I SËMUNDJEVE TË VENËVE

Mesazh nga donbeco prej Sat Mar 21, 2009 11:53 pm

PARANDALIMI I CELULITIT DHE I SËMUNDJEVE TË VENËVE



Qëndrimi ulur është armiku numër një për funksionim të rregullt të qarkullimit limfatik dhe venoz. Muskujt e tkurrur, në të vërtet i aktivojnë muret e enëve të gjakut, të cilët, të stimuluar, e shtyjnë gjakun dhe lëngjet nga poshtë, lart.



Nëse në fund të orarit të punës ndjeni lodhje të këmbëve, kjo do të duhej të ishte sinjali i parë që, po qese nuk përfillet, do të mund të na ngadalësoj qarkullimin venoz dhe atë limfatik, e cila mundëson formimin e celulitit dhe venave të zgjeruara. Kujdesi i vogël që do t’u kushtojmë këmbëve, do të mënjanonte jo vetëm pengesat momentale, por do të ndihmonte edhe në evitimin e komplikimeve të më vonshme serioze.

Qëndrimi ulur është armiku numër një për funksionim të rregullt të qarkullimit limfatik dhe venoz. Muskujt e tkurrur, në të vërtet i aktivojnë muret e enëve të gjakut, të cilët, të stimuluar, e shtyjnë gjakun dhe lëngjet nga poshtë, lart.

Nëse kalojmë shumë orë duke punuar në tavolinë, ose qëndrojmë në këmbë pa pushuar, na ngadalësohet qarkullimi, në të vërtet na rritet sasia e gjakut që rrjedhë poshtë dhe pengon kthimin lart, drejt zemrës, ku duhet të pastrohet dhe të rikthehet në cikël.

As personat që veshin fustane të puthitura dhe të ngushta ose pantallona të ngushta, nuk janë të liruar nga lodhja dhe nga dobësia e këmbëve, sepse venet dhe enët limfatike duhet të jenë të lira për të kryer funksionin e tyre; veshmbathja e ngushtë vetëm bënë presion në këto enë, dhe si pasojë, ngadalëson qarkullimin venoz.

Ambienti tepër i ngrohtë është i dëmshëm për qarkullim dhe shkakton ndjenjën e rëndësisë në këmbë.



Si t’u shmangemi vështirësive?

Nëse puna ju detyron të qëndroni gjatë ulur, ekziston mënyra për të stimuluar aktivitetin muskulor e më këtë edhe qarkullimin. Në pyetje janë ushtrimet “izometrike”, gjegjësisht lëvizjet të cilat i stimulojnë muskujt edhe në gjendje qetësie. Thjesht, çdo 10-20 minuta duhet të tkurren muskujt e këmbës, ashtu që në fillim tkurren, pastaj relaksohen, 20 herë me radhë. Fillohet nga pulpat e këmbëve (për tkurrje mjafton të ngrihen thembrat dhe këmbët të mbështeten në maje të gishtërinjve), pastaj kalohet në muskuj e kofshës, në regjionin e ndenjës dhe stomakut. Kështu iu ndihmohet muskujve të jenë “pompë” për qarkullimin kthyes.

Është e me rëndësi që kur flini ose kur pushoni të shtrirë, t’i mbani këmbët lartë, ashtu që shputat e këmbëve të jenë mbi nivelin e zemrës. Kështu lehtësohet kthimi i gjakut venoz, kurse këmbët do t’ju pushojnë.
Dushi, në fillim me ujë të ngrohtë e pastaj me ujë të ftohtë, në mënyrë alternative, preferohet si gjimnastikë pasive për enët e gjakut, të cilët nën ndikime ujit të ngrohtë, zgjerohen (vazodilatacion), kurse nën ndikimin e ujit të ftohtë, ngushtohen (vazokonstruksion), duke stimuluar kështu aktivitetin e tyre pompues.

Masazhi i këmbëve, kur janë të lodhura, është i mirëseardhur për relaksim dhe për eliminimin e pengesave lidhur me qarkullimin e keqësuar. Masazhi gjithnjë duhet të filloj nga nyjet drejt pjesëve të epërme të këmbës, për të lehtësuar kthimin e gjakut dhe të limfës nga periferia drejt qendrës.



Pengesat në qarkullimin

Arteriet e marrin gjakun e pasur me oksigjen dhe materie ushqyese nga zemra dhe ua dërgojnë organeve dhe indeve. Ky këmbim bëhet në nivel të kapilarëve, kurse produktet e mbetura përmes rrjetit limfatik dhe atij venoz kthehen drejt zemrës. Kjo është e mundur vetëm nëse sistemi limfatik dhe ai venoz janë funksionalë.

Për të mundësuar këtë, muskujt e këmbës me kontraksionin dhe relaksimin e tyre duhet ta ndihmojnë kthimin e gjakut “të papastër” lart, duke imituar pompën hidraulike, e cila me forcën e vetë e mposht ndikimin e gravitacionit. Në të kundërtën vjen deri te staza e gjakut, në të cilën qarkullimi limfatik dhe ai venoz nuk mund ta kthejnë drejt zemrës. Indet kështu nuk ushqehen mirë; nuk marrin oksigjen të mjaftuar. Kjo gjendje shkakton ndjenjën e lodhjes dhe të dobësisë së këmbëve.

Me kalimin e kohës, staza sjell deri te grumbullimi i produkteve metabolike ndërmjet kapilarëve, qelizave indore dhe enëve limfatike, zgjerimin e venave dhe ngadalësimin e qarkullimit. Pasojat: celuliti, këmbët e ënjtura dhe venat e zgjeruara.

donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 23
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi