...MIGRENA...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

...MIGRENA...

Mesazh nga donbeco prej Sat Mar 21, 2009 11:52 pm

MIGRENA



Si faktor predispozues për paraqitjen e kokëdhembjes migrenoze janë: shqetësimi, nervoza e madhe, lodhja, pagjumësia, hipoglikemia (ulja e sheqerit në gjak), mandej marrja e ushqimeve që përmbajnë aminet vazoaktive (yndyrërat e rënda, çokollatat, portokajtë, djathi i freskët etj.). Edhe konsumi i alkoolit mund të shkaktojë sulmin e migrenës.





Migrena është kokëdhembja që e përfshinë gjysmën e kokës, prandaj edhe mjeku Galen (në shek. II të erës së re) këtë sëmundje ndryshe e quajti si hemicrane (nga greq. Hemi - gjysmë dhe cranin - kafkë).

Migrena paraqitet më tepër te personat e rinj, kurse rrallë tek të moshuarit.

Më e shpeshtë është te femrat se sa te meshkujt (3:2). Gjatë marrjes së anamnezës familjare është vërejtur se në një familje mund të gjejmë 2 - 3 të sëmurë nga migrena (nëna, motra, vëllai); prandaj mendohet se migrena është sëmundje trashëguese.



Etiologjia e sëmundjes

Një numër i madh i autorëve, migrenën e quajnë si kokëdhembje alergjike, pasi që ekzistojnë të dhëna të shumta që flasin për natyrën alergjike të kësaj sëmundjeje. Tek të sëmurët që vuajnë nga migrena shumë shpesh vërehen edhe reaksione të tjera të natyrës alergjike p.sh.: astma bronkiale alergjike, rrufa e polenit, sëmundjet alergjike të lëkurës, të traktit gastrocin - tensinal etj. Të shumta janë rastet kur kokëdhembja migrenoze është në lidhshmëri me përdorimin e ndonjë lloji të ushqimit.

Migrena është kokëdhembje tipike vaskulare ku në fazën e parë të sulmit dominon ngushtimi i enëve të gjakut të trurit (vazokonstikcioni), kurse në fazën përfundimtare të sulmit paraqitet zgjerimi i enëve të gjakut të trurit (vazodilatacioni), për këtë migrena shoqërohet me dhembje në formë pulsative (“shpuese”).

Këto ndryshime që paraqiten në enët e gjakut të trurit janë si pasojë e reaksionit alergjik që zhvillohet në organizëm, me të cilin rast lirohen të ashtuquajturit mediatorë të reaksionit alergjik (histamina) të cilët ndikojnë në paraqitjen e ndryshimeve në enët e gjakut të trurit dhe në paraqitjen e dhembjes së kokës.

Në paraqitjen e kokëdhembjes migrenoze rol të rëndësishëm luajnë edhe fokuset e ndryshëm infektivë në organizëm. Këta fokus paraqesin burime kronike të alergjinave bakteriale.

Është e njohur se migrena te shumë te sëmurë paraqitet në cikle të rregullta p.sh. pas zgjimit nga gjumi.

Ndonjëherë ndodh që sulmi i kokëdhembjes ta zgjoj të sëmurin nga gjumi, që shfaqet më shpesh gjatë fazës REM.

Si faktor predispozues për paraqitjen e kokëdhembjes migrenoze janë: shqetësimi, nervoza e madhe, lodhja, pagjumësia, hipoglikemia (ulja e sheqerit në gjak), mandej marrja e ushqimeve që përmbajnë aminet vazoaktive (yndyrërat e rënda, çokollatat, portokajtë, djathi i freskët etj.). Edhe konsumi i alkoolit mund të shkaktojë sulmin e migrenës.

Të sëmurit nga migrena zakonisht janë njerëz rigjidë, shumë precizë në punë, por janë të ndjeshëm edhe në çrregullimet më të vogla të planeve të tyre.



Tabloja klinike

Migrena zakonisht fillon në moshën e adoleshencës dhe atë shumë më shpesh paraqitet te femrat se sa tek meshkujt, gjë e cila na bënë të mendojmë për ndikimin e faktorit endokrin në paraqitjen e kësaj sëmundjeje.

Në favor të kësaj flet fakti se sulmet e kokëdhembjes migrenoze shpeshherë fillojnë gjatë menstruacioneve, shtatzënisë apo laktacionit (dhënies gji).

Para sulmit të migrenës shpeshherë mund të paraqitet euforia, rritja e oreksit, ndjenja e freskisë psikike apo depresioni dhe lodhja.

Është karakteristike edhe paraqitja e aurës te migrena e cila manifestohet me skotome (defekte në fushën vizive), me ndjenjë të pranisë së rrjetës së merimangës para syve ose “si bie borë”. Për dallim nga ajo epileptike aura migrenoze zgjat më tepër.

Vetë kokëdhembja lajmërohet pas aurës dhe përfshin gjysmën e kokës (hemicrania), por ndonjëherë ajo mund të jetë e dyanshme. Dhembja mund të ndihet thellë mbrapa syve ose në këndet e brendshme të syve, por shpesh mund ta përfshijë regjionin fronto - temporal.

Kokëdhembja zakonisht fillon si dhembje e topitur e cila më vonë mund të ketë karakter shpues.

Intensiteti i dhembjes rritet gradualisht dhe përforcohet gjatë uljes së kokës.

Kokëdhembja migrenoze zakonisht përcillet me mundime, vjellje, me të ënjtur të kapakëve të syve, me hiperemi të konjukturave (skuqja e syve). Për shkak të fotofobies (frikë nga drita), të sëmurët e tillë tërhiqen në dhoma të errta. Sulmet e kokëdhembjes migrenoze zgjasin disa orë, e në raste më të rënda edhe disa ditë. Me kalimin e viteve sulmet rrallohen dhe bëhen më të lehta, e në menopauzë shpeshherë intensifikohen.

Mjekimi

Duke marr parasysh faktin se edhe vetë etiopatogjeneza e migrenës nuk është sqaruar definitivisht, edhe mjekimi etiologjik i saj paraqet vështirësi të mëdha.

Parimet kryesore të mjekimit etiologjik të migrenës janë:

a). Mënjanimi i faktorëve të cilët mund të kenë rëndësi për manifestimin e kokëdhembjes migrenoze (llojet e ndryshme të ushqimit, çrregullimet gastrointestinale, pirja e tepruar e duhanit, e alkoolit etj.).

b). Zbulimi dhe mënjanimi i faktorit direkt etiologjik i cili shkakton sulmet migrenoze. Në këtë aspekt duhet hulumtuar anamnezën, duke bërë teste të ndryshme për verifikimin e pranisë së hipersensibilitetit (alergjisë), duhet zbuluar fokuset infektivë eventualë të organizmit dhe duhet shëruar ato me antibiotikë.

Në raste kur migrena është në lidhshmëri me menstruacionet, duhet dhënë preparatin me emrin progesteron.

Sot mjekimi bashkëkohorë i migrenës bëhet me anë të hipnozës, akupunkturës si dhe me përdorimin e barërave antimigrenoze. Prej barërave antimigrenoze më tepër përdoren: Stugeroni, Avamigrani, Sandomigrani, Deserili, Migristene, Ditamini etj.

Përshkrimet e barërave, dozimin dhe mënyrën e përdorimit duhet ta bëjë mjeku.

donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 23
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi