Arsenal shënon fitore ndaj Newcastle

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

21032009

Mesazh 

Arsenal shënon fitore ndaj Newcastle





Arsenal shënon fitore ndaj Newcastle


Topçinjtë e Londrës kanë shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Newcastle United në ndeshjen e zhvilluar në St James Park.Ndeshja
filloi më mbarë për vendasit kur në minutën e 24-të u akordua penalti
pas ndërhyrjes së portierit Manuel Almunia ndaj Ryan Taylor, por
Obafemi Martins nuk ishte i saktë nga pika e bardhë.

Rrjetat mbetën të paprekura deri në fillim të pjesës së dytë, kur
sulmuesi danez Nicklas Bendtner shënoi me kokë pas një harkimi të
Andrei Arshavin, për t’i dhënë avantazhin Arsenalit, në minutën e 57-të
të lojës.

Megjithatë vendasit barazuan pas vetëm disa sekondave. Obafemi Martins
rihapi ndeshjen duke përmirësuar gabimin e pjesës së parë.

Abou Diaby riktheu epërsinë për topçinjtë pas një asistimi nga Robin
van Persie, gjashtë minuta më vonë (64’), ndërsa pas vetëm edhe tre
minutash tjera Samir Nasri vulosi fitoren e Arsenalit, sërish me
asistimin e Van Persiet.

Me këtë fitore ekipi i Arsene Wenger forcon pozitën e katërt me 55
pikë, tre më shumë se Aston Villa që nesër ka një sfidë të vështirë
përballë Liverpoolit në Anfield.

Newcastle United me këtë humbje bie në zonën e rrezikut, saktësisht në
pozitën e 18-të me 29 pikë, dy më pak se Blackburni që është një pozitë
më lartë.

floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 23
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi