Edhe Bayern interesohet për Guus Hiddink

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

26112009

Mesazh 

Edhe Bayern interesohet për Guus Hiddink






Trajneri i kombëtares ruse, Guus Hiddink, është cak i klubit gjerman Bayern Munich që nuk arrin kurrsesi të stabilizohen.

Hiddink, 63-vjeçar, është duke u menduar nëse do të pranojë vazhdim dyvjeçar të kontratës me Rusinë pas dështimit për t’u kualifikuar në finalen e Kupës Botërore 2010.

Ai po ashtu është lidhur me një rikthim në Stamford Bridge në rolin e drejtorit teknik derisa PSV Eindhoven besohet se i ka ofruar atij një rol në bordin drejtues të klubit.

Por, sipas Daily Mail, së fundi në skenë ka dalë edhe Bayerni që është i interesuar të zëvendësojë trajnerin Louis van Gaal.

Hiddink është lidhur edhe me një drejtim të kombëtares së Nigerisë ose për të ndihmuar Diego Maradonan dhe Argjentinën në Botërorin 2010, por vetë trajneri ka thënë se nuk do të ishte e drejtë që futbollistët rus ta shikojnë atë duke drejtuar një ekip tjetër.

citti_barca
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 427
Registration date : 08/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi