Grupi për menaxhimin e pandemisë po zbaton masat kundër gripit A/H1N1

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Grupi për menaxhimin e pandemisë po zbaton masat kundër gripit A/H1N1

Mesazh nga citti_barca prej Sun Nov 22, 2009 9:39 pm



Nën kryesimin e zëvendësministres së Shëndetësisë, Mybera Mustafa, grupi punues për menaxhimin e pandemisë së gripit, mbajti të hënën një takim të rregullt pune, në të cilin u analizua situate aktuale epidemiologjike në Kosovës, masat e ndërmarra deri më tani dhe ato që duhet të ndërmerren në vazhdimësi.
Në takim u vlerësua se përkundër rasteve të reja të konfirmuara të gripit të ri pandemik A/H1N1 dhe gripit sezonal, situata është nën kontroll dhe po zbatohen me përpikëri masat sipas Planit të veprimit të IKSHP-së dhe rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Zëvendësministrja Mustafa dhe U. D. i Sekretarit Permanent i MSH-së, Haxhi Kamberi, kanë bërë të ditur se në qendrat shëndetësore, krahas furnizimeve të rregullta do të ketë edhe furnizime të tjera emergjente për të siguruar furnizim të qëndrueshëm me barna dhe mjete mbrojtëse.

Drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani, ka bërë të ditur se që nga 15 korriku i këtij viti e deri në ditën e sotme, IKSHP ka regjistruar 85 raste të dyshimta të Gripit A/H1N1, 22 prej tyre në 24 orëshin e fundit.

Prej tyre, 39 kanë rezultuar A/H1N1 pozitive, një rast ka përfunduar me vdekje, derisa të tjerat kanë rezultuar negative.

Kurse, Shemsedin Dreshaj, drejor i Klinikës Infektive, bëri të ditur se në këtë klinikë sot po trajtohen 6 raste të diagnostikuara me AH1N1 pozitive dhe 5 raste të tjera të dyshimta. Këto raste, sipas Dreshajt, kanë gjendje stabile shëndetësore.

Në takim u fol edhe për masat që po ndërmarrin Inspektorati Sanitar dhe Inspektorati Shëndetësor, ndërkohë që u theksua se, tash për tash, IKSHP nuk e rekomandon ndërprerjen e mësimit në shkolla., ndërsa nëse ka nevojë për një gjë të tillë, MSH dhe IKSHP do t’ia rekomandojnë këtë masë Ministrisë së Arsimit, Shkencës e Teknologjisë.
avatar
citti_barca
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 427
Registration date : 08/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi