Tottenhami dërrmon Wiganin

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

22112009

Mesazh 

Tottenhami dërrmon Wiganin






Tottenham Hotspur ka shënuar fitore shumë të lartë kundër Wigan Athletic në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në White Hart Lane, e cila përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat prej 9-1.
Serinë e golave e filloi Peter Crouch në minutën e nëntë dhe ky ishte goli i vetëm i shënuar në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, brenda shtatë minutash Jermain Defoe shënoi het-trik (51’, 54’ dhe 58’), ndërsa në këtë periudhë, Wigani shënoi golin e nderit me anë të Paul Scharner (57’).

Aaron Lennon ngriti epërsinë në 5-1 (64’), ndërsa sërish në skenë u paraqit SuperDefoe, i cili shënoi dy gola të tjerë (69’ dhe 87’) për të ngritur në pesë numrin e përgjithshëm të golave personal në këtë ndeshje.

Vendasit shënuan edhe dy gola të tjerë. Fillimisht Chris Kirkland shënoi autogol (88’), ndërsa në minutat shtesë të takimit (90’+4), Niko Kranjcar vendosi rezultatin përfundimtar prej 9-1 në favor të Spursave.

Me këtë fitore, Tottenhami ngjitet në pozitën e katërt në tabelë me pikë të barabarta me Arsenalin.

citti_barca
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 427
Registration date : 08/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi