Internet Explorer vazhdon të humb tregun

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

03102009

Mesazh 

Internet Explorer vazhdon të humb tregun





Shfletuesi i internetit i kompanisë Microsoft prapë ka filluar të merr tatëpjetën, së paku sa i përket pjesëmarrjes së tij në treg. Edhe pse edhe më tutje mbetet udhëheqës, pjesëmarrja prej 65.7 për qind është me e ulëta deri më tani.

Gjatë muajit shtator pjesëmarrja e Internet Explorer ka rënë për 1.3 për qind, e krahasuar me vitin e kaluar, rënia e përgjithshme është 8.5 për qind. Nëse vazhdon ky trend, shfletuesi i internetit nga Microsoft do të bie nën 50 për qind brenda dy vitesh.

Siç raportojnë nga tabori i analistëve të kompanisë NetApplications, në rënien e interesimit për Internet Explorer më së shumti kanë përfituar Firefox e Chrome.

Pjesëmarrja e Firefox gjatë muajit të kaluar është rritur për 0.8 për qind dhe aktualisht është 23.8 për qind, derisa Chrome 0.3 për qind dhe tani ka 3.2 për qind të tregut të përgjithshëm.

Ndërkohë, pjesëmarrja e shfletuesit Safari të kompanisë Apple është rritur jashtëzakonisht pak dhe aktualisht ka pjesëmarrje prej 4.2 për qind.

amir
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 1013
Age : 24
Location : DBD
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi