Yjet e plakur te Serie A

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

15032009

Mesazh 

Yjet e plakur te Serie A




Rezistojne deri ne fund me kercet e konsumuara, muskuj te shkrifet, nyjet e ngrira, kocka te demtuara, dhe frymemarrja e paket dhe nderkaq, te rinjte vrapojne me shpejt, kercejne me lart, rezistojne me gjate dhe afrojne me shume perendimin e kampioneve qe luajne ne Serie A.

Maldini, 40 vjec dhe 37 vjecari Nedved ne qershor do ta varin kepucet ne gozhde, nderkohe qe te tjere do te vazhdojne edhe pse kane pushuar se shenuari, si Crespo 33 vjec apo Shevchenko 32, se prituri Dida 35, madje edhe se luajturi si Nesta, qe po i afrohet 33-ave por qe eshte zhdukur nga qarkullimi qe ne korrik. E cuditshme por qe vetem ngaqe mbajti per disa minuta djalin e tij ne krahe pesoi nje hernie diskale nga e cila nuk eshte sheruar ende.

Totti 32 vjec kete sezon me shume ka pare skuadren e Romes nga tribuna sesa ka djersitur ne fushe per shkak te demtimeve te shumta, po keshtu edhe Buffon. Edhe 35 vjecari Inzaghi luan 1 ne 4 ndeshje, Emerson 32 vjec vazhdon te ngrohe vendin ne pankine. Tek Inter, Cruz dhe Crespo nuk pelqehen me, 32 vjecari Viera eshte shume larg formes se tij tek Arsenal, Materazzi 34 vjec eshte me shume jashte fushe sesa brenda saj.

Por ne fund asnjeri prej tyre nuk deshiron dhe nuk e ka kurajon t’i lere vendin te rinjve, te cilet ne ato pak minuta tregojne se jane me te vlefshem se ata. Mbrojtesi 18 vjecar Santon po shkelqen tek Interi i Mourinho-s. Marchisio vjen nga te rinjte e Juves dhe debutimin e tij me ekipin e pare e ka ne kohen e Capello-s, nderkohe qe golin e tij te pare e shenoi vetem pas 2 vjetesh. Balotelli ka qendruar jashte grupit per nje muaj, por tani Mourinho e ka perfshire ate ne grup, per t’u bere i dobishem ne dy ndeshjet e fundit, Bologna dhe Roma.

Nese dikush kerkon te dije perse Liga Spanjolle dhe ajo angleze jane me lart se Serie A, pergjigjen duhet ta gjeje edhe te mosha e larte mesatare e superyjeve te saj. Me kete koment, gazeta “Gazetta Dello Sport” i ka bere je radiografi kampionatit Italian qe po kalon nje krize te thelle rezultatesh ne arenen evropiane.
avatar
donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 24
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi