Hamilton fiton në Singapor

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

28092009

Mesazh 

Hamilton fiton në Singapor





Piloti i McLarenit, Lewis Hamilton, e ka fituar garën për Çmimin e Madh të Singaporit duke regjistruar kështu fitoren e dytë të sezonit.

Kampioni në fuqi e ka filluar mjaft mire që nga fillimi këtë garë ku u nis i pari dhe e mbajti kryesimin deri në xhiron e fundit i pa shqetësuar nga askush.

Ka qenë një aksident i shkaktuar nga Adrian Sutil në mesin e garës që komprometoi renditjen duke futur makinën e sigurisë në pistë.

Për dy gabime personale, Hamilton shpëtoi nga rivalët më të fortë të kësaj gare, në fillim nga Nico Rosberg, i cili u dënua me një ‘Drive throught’ dhe më pas të njëjtin ndëshkim mori Sebastian Vettel në momentin më të mirë të garës së tij.

Nga këto penalizime përfitoi gjermani i Toyotes, Timo Glock, që u rendit në vendin e dytë dhe menjëherë pas tij u rendit piloti i Renaultit, Fernando Alonso, që ia dedikoi podiumin ish-shefit të tij, Flavio Briatore.

Ndërkohë, ky ishte dështimi radhës për Ferrarin. Kimi Raikkonen arriti të pozicionohet vetëm i dhjeti, derisa piloti tjetër Giancarlo Fisichella përfundoi i trembëdhjeti.

_________________

floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 23
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi