Vëllezërit e ndarë në lindje, kolegë të punës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

27092009

Mesazh 

Vëllezërit e ndarë në lindje, kolegë të punës





Dy vëllezër të cilit ishin ndarë gjatë lindjes janë ribashkuar kur të dytë kanë përfunduar të punojnë në të njëjtën kompani për largimin e orendive shtëpiake.

Kolegët pyesnin nëse 36-vjeçari Gary Nisbet dhe 35-vjeçari Randy Joubert ishin vëllezër, pasi që ata i ngjanin shumë njëri-tjetrit.

Që të dy ishin dhënë për adoptim si foshnje, ata më pas ndoqën shkollat e mesme rivale dhe jetuan në qytetet fqinjë në bregun e shtetit amerikan Maine.

Rrugët e tyre u ribashkuan në muajin korrik kur Gary filloi të punojë me Randyn në një kompani për largimin e orendive shtëpiake.

Që të dy kanë flokë me ngjyrë të njëjtë, bartin syze, janë të ndërtuar mirë dhe bartin kapela bejsbolli.

Joubert befasoi vëllain e tij pasi që zbuloi emrat e prindërve të tij biologjik, të cilët tanimë kishin vdekur.

"I thashë, 'Gary, do të bëj një pyetje të çuditshme: A je i adoptuar?' Ai hoqi kapelën e tij nga koka dhe më tha, 'Ku e more vesh ti këtë?'

"Ky djalosh ka mundur të jetë kudo në botë, dhe ja ku jam unë duke u vozitur në të njëjtin kamion të kompanisë Dow me të", ka thënë Joubert

Derisa Nisbet ka thënë se ka qenë i shokuar tej mase. Ai nuk mund ta besonte, pasi që nuk dinte se kishte një vëlla biologjik.

Çuditërisht, pasi që tregimi për vëllezërit u mbuluar nga mediat lokale, ata zbuluan se kishin edhe një motër 41-vjeçare me emrin Joanne Campbell, e cila u paraqit në vendin e tyre të punës me certifikatë të lindjes në dorë.

_________________
avatar
floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 24
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi