ATI shpalos Radeon HD 5800 me përkrahje për DirectX 11

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

27092009

Mesazh 

ATI shpalos Radeon HD 5800 me përkrahje për DirectX 11




ATI ka paraqitur serinë e shumë pritur të GPU-ve, Radeon HD 5800.
Kjo është edhe GPU-ja e parë nga AMD që ofron përkrahje për DirectX 11, Teknologji Eyefinity, OpenCL dhe DirectCompute 11.


“Me ATI Radeon HD 5800 series të kartelave grafike që përmban procesorin më të fuqishëm në planet, AMD po ndryshon lojën, edhe në terme të performancës gjithashtu edhe në terme të eksperiencës” tha Rick Bargman nga AMD.

“Pasi që është kartela e parë në treg më përkrahje për DirectX 11, një eksperiencë e pakrahasueshme do të ofrohet përmes teknologjisë ATI Eyefinity dhe teknologjisë transmetuese ATI Stream, duke u përshtatur kështu me standardet e hapura të dizajnuara për të bërë Windows 7 edhe më të mirë. Mund të them me plot vetëbesim se AMD është rikthyer si udhëheqës i padiskutueshëm në tregun e kartelave grafike.”

Sipas Bergman, ATI më pas do të paraqes edhe dy kartela: Radeon 5870 dhe 5850, ku secila do të ketë memorie 1GB GDDR5. Radeon 5870 me një çmim prej 400 dollarësh do të jetë në gjendje të sjellë 2.72 TeraFLOPS fuqi përpunuese, gjersa 300 dollarëshi Radeon 5850 do të arrijë 2.09 TeraFLOPS. Të dy parashihet të jenë të lidhur me titujt e rinj me DirectX 11, duke përfshirë DiRT 2, Aliens vs. Predator dhe një version të përditësuar të Lord of the Rings Online.

Bargman shpjegoi se 5800 series veçohet me gjeneratën e gjashtë të teknologjisë tessellation, gjeneratën e dytë të procesit teknologjik 40nm dhe me gjeneratën e tretë me përkrahje për GDDR5. Përveç kësaj, Bergman bëri të ditur se DirectX 11 API ishte zhvilluar në harduer grafik të AMD-s.

“Me më shumë se 20 lojëra në zhvillim e sipër me DirectX 11, kjo inicion në vente një përshtatje për kartelat grafike të ATI Radeon, në kombinim edhe me paraqitjen e driver-ve të rinj ATI Catalyst, duke ofruar kështu një eksperiencë të qëndrueshme, të besueshme dhe të performancës së lartë për lojërat më të fundit” shtoi Bergman.

GPU-ja e Radeon HD 5800 veçse ka pranuar rishikime pozitive nga një numër i madh i kompanive për lojëra, duke përfshirë EA Phenomic,
GSC Gameworld dhe Trinigy. Në fakt, zëvendës presidenti i Phenomic Dirk Ringe, e përshkroi eksperiencën e luajtjes me 5800 si mbresëlënëse.

“FPS-t janë aq të jashtëzakonshëm në rezolucione ultra të mëdha, së bashku me të gjitha efektet të lëshuara në maksimum, gjë që e bënë harduerin e ri ta bëjë harduerin e kaluar si një antikitet të vogël” tha Ringe. “Kualiteti për përpunim të BattleForge është diçka që kam ëndërruar vetëm para një viti, dhe fleksibiliteti dhe fuqia nga DirectCompute 11 hap sytë tonë për një nivel të ri të mundësive”.

_________________
avatar
donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 24
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi