Ferguson: “Gigs-model i futbollistit profesionist”

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

27092009

Mesazh 

Ferguson: “Gigs-model i futbollistit profesionist”







Tashme floket e mesfushorit uellsian kane shume thinja, megjithate per 35-vjecarin Gigs, tekniku Ferguson nuk i shmang vleresimet me te larta. Gigs dhe pse 35-vjecar po demonstron ne shume ndeshje futbollin me te mire ne karrieren e tij. Gjate ketij sezoni mesfushori uellasin ka qene protagonisti ne dy fitoret e rendesishem te Mancester Junajtid, ndaj Totenhem ne Uajt Hart Lejnj dhe ndaj Mancester Sitit ne Old Traford. Ne derbin me Sitin, Gigs krijoi tre rastet p[er gol perfshire dhe ate top te bukur ne sekondat e fundit te kohes shtese, permes te cilit Ouen shenoi golin e fitores per djajte e kuq. Duke fituar cdo gje ne kompeticionet kombetare ne Angli, Gigs dhe pse 35-vjecar ende ka “uri” per suksese dhe trofe. Ndaj dhe tekniku Ferguson nuk e fsheh se do te jete e veshtire ta zevendesoje mesfushorin uellsian, kur ky i fundit te terhiqet nga futbolli. “Gjeja me e veshtrire e te qenit futbollist vjen kur afron terheqja nga futbolli, pohon Ferguson. Por kur shikon dike si Rajan qe vazhdon te luajne ne nivelin me te mire, duhet te pohosh se ai e ka pergatitur veten duke ndjekur rrugen me te mire gjate gjithe karrieres”. Duke vazhduar me tej tekniku skocez nenvizon: “Nuk eshte ceshtja qe te pergeneshtrojme moshen e Gigs. Deshira e tij per futbollin eshte shume e madhe, ai gjithnje le shenje ne cdo ndeshje qe luan. Nuk e di se cfare mund te them me shume per Rajan. Forma e tij nuk ka asnje lekundje. Asnjehere pesha trupore e tij nuk pati luhatje, si mbeti nje sportist shume profesionist dhe kjo e ndihmon shume. Me kete kondicion fizik, Gigs ndihmohet shume”.

mendy
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi