Gerrard: “Procesi gjyqesor me ndryshoi…”

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

27092009

Mesazh 

Gerrard: “Procesi gjyqesor me ndryshoi…”







Muaj me pare nje incident i rende ne nje klub nate ndodhi per kapitenin e Liverpulit, Stiven Gerrard…dhe imazhi i tij mori nje goditje te rende. Por nderkohe duke kujtuar ate incident dhe procesi gjyqesor qe pasoi, Gerrard nenvizon se “ato me ndryshuan shume mua”. Dhe pse doli i pafajshem nga ai proces gjyqesor, Gerrard kuptoi se “si nje futbollist profesionist dhe me reputacion, gjeja me e rendesishme ishte qe ta mbante te paster figuren si sportist”. “Nga ai moment kuptova se per nje futbollist profesionist ka shume rendesi rruga e sjelljes se tij, pohoi Gerrard. Kjo mendoj se eshte gjeja me e rendesishme. Nuk ishte thjesht ceshtje imazhi dhe veprimi te nxitur. E dija se shume te rinj me ndiqnin mua, mora shume mesazhe ne ato momente qe me bene te reflektoje thelle”. Nuk ka shume deshire Gerrard te flas per incidentin, per procesin gjyqesor, megjithate nenvizon: “Ato qe ndodhen me ndryshuan shume si njeri. Mesova shume, mesova se cdo te thote te ndodhesh ne vendin e gabuar ne momentin e gabuar. Mesova dhe dicka tjeter: duhet te jem shume i kujdesshem ne te ardhmen. Nga tani mund te them se dhe nese fitojme 5:1 dhe nese une shenoje dy gola dhe Liverpuli merr kryesimin, nuk do te shkoje qe te festoje ne klub nate me shoket e mi. Gjithnje do te jem ne shtepi pas ores 22.00. Paguhemi shume mire dhe kjo na detyron te sakrifikojme”. Gerrard ka nenshkruar nje kontrate te re me Liverpulin dhe ai shpreson qe me skuadren te fitoje titullin kampion. “Ne qofte se nuk do te arrije te fitoje trofene e kampionit, kjo do te jete nje keqardhje per mua, nje hapesire boshe ne karrieren time”, perfundoi Gerrard.

mendy
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi