Kritika ndaj Patos? Milan i afron kontraten e re…

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

27092009

Mesazh 

Kritika ndaj Patos? Milan i afron kontraten e re…







Ecuria e sulmuesit te talentuar brazilian Pato, ne kete fillim sezoni ka qene larg asaj qe pritej, megjithate drejtuesit e klubit kuq e zi preferojne te bejne nje levizje befasuese. Pato riperterin kontraten me Milanin qe shkon deri ne vitin 2014 dhe ka nje aryse qe bind. Sulmuesi brazilian duhet te mbrohet nga ai interes qe kane treguar disa klube dhe sidomos Celesi i Ancelotit, qe mund te provonte per ta sjellur Paton ne Stamford Brixh ne merkaton e veres dhe pse blute e Londres per momentin jane ndeshkuar qe te shmangin dy periudhat e merkatos, janar 2010 dhe vere 2010. Administratori i pergjithshem i Milanit, Galiani theksoi dje nenshkrimin e kontrates se re me Paton, deri ne vitin 2014, qe shoqerohet dhe me permiresimin e treguesit financiar. Pato erdhi te Milan ne janarin e vitit 2008 nga skuadra braziliane Porto Alegre dhe operacioni kapi shifren e 22 milion eurove. Ne 68 ndeshjet zyrtare me Milanin, sulmuesi 20-vjecar brazilian ka shenuar 29 gola. Disa here nga drejtuesit e klubit kuq e zi eshte nenvizuar se pas transferimit qe shkaktoi dhembje i Kakas per te Real i Madridit, Pato do te jete lideri i Milanit per te ardhmen. Nje “ftese” kjo per miliarderin rus Abramovich, qe duhet te mbyll portofolin e tij dhe ti jap fund endrres per ta sjellur ne Stamford Brixh, sulmuesin e ri brazilian. Ne keto momente Pato po kalon veshtiresi. Pas dy golave ne ndeshjen e pare te sezonit me Sienen, ka ardhur “thatesira” ne finalizim dhe kjo ka ndikuar dhe ne ecurine e Milanit, qe ne pese ndeshje ne serine A, ka realizuar vetem tre gola.

mendy
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi