Ulja e masës trupore ndihmon funksionimin e veshkave

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ulja e masës trupore ndihmon funksionimin e veshkave

Mesazh nga mendy prej Sat Sep 26, 2009 11:26 am



Humbja e shumë kilogramëve te njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e veshkave, mund të ndalojë dobësimin e funksionit të veshkave, kanë bërë të ditur shkencëtarët nga Cleveland Clinic.

Personat e shëndoshë (obezë) kanë një rrezik shumë më të madh për të pasur probleme me veshkat, ndërsa hulumtimet e hershme kanë treguar se ulja e masës së tepruar trupore ndikon pozitivisht në diabet, hipertension, përqendrimin e kolesterolit në gjak dhe me këtë edhe në sëmundjet e zemrës.

Të dhënat e reja, të bazuara në 13 rezultate të hulumtimeve të mëhershme, thonë se humbja e shumë kilogramëve çon në uljen e nivelit të proteinave, të cilat shërbejnë si markerë (tregues) për dëmtimet në veshkë.

Krahas kësaj, ulja e masës së tepruar trupore ka një efekt parandalues në dobësimin shtesë të funksionit të veshkave, shkruan Clinical Journal of the American Society Nephrology
avatar
mendy
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi