Shëndeti në moshën e mesme dhe ndikimi në jetëgjatësi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Shëndeti në moshën e mesme dhe ndikimi në jetëgjatësi

Mesazh nga mendy prej Sat Sep 26, 2009 11:24 am



Meshkujt e moshës së mesme të cilët pinë duhan, kanë presion të rritur të gjakut dhe të cilët kanë përqendrim të rritur të kolesterolit në gjak, vdesin 10 vjet më të rinj se moshatarët e tyre të shëndetshëm, kanë bërë të ditur shkencëtarët britanik.

Sipas rezultateve të publikuara në British Medical Journal, kanë qenë rreth 19 mijë persona të eksperimentuar, në mes të moshës 40 dhe 69 vjet. Hulumtuesit nga University of Oxford kanë vërtetuar se nga të lindurit në mes të viteve 1967 dhe 1970, në vitin 2005 kishin vdekur 13 500 persona.

Arsyeja e vdekjes ka qenë shumë më e shprehur te meshkujt, të cilët në mesin e faktorëve të përmendur më sipër, kanë qenë edhe obezë (të mbipeshë) ose kanë vuajtur nga diabeti.

Edhe pse në hulumtim kanë marrë pjesë vetëm meshkuj, shkencëtarët besojnë se rezultatet e fituara mund të vlejnë edhe për femrat.

mendy
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi