OpenOffice.org do të vazhdojë të flasë shqip

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

24092009

Mesazh 

OpenOffice.org do të vazhdojë të flasë shqip




Kompania ATI-KOS ka dhuruar kodin e përkthyer në gjuhën shqipe të programeve për përdorim në zyrë OpenOffice.org, në të cilin ka punuar që nga viti 2004.

ATI-KOS, që nga viti 2004 ka menaxhuar procesin e lokalizimit të pakos softuerike OpenOffice.org deri në versionin 2.0, ndërsa tash do të vazhdohet puna për të qenë në trend me zhvillimet aktuale në versionet e reja të OpenOffice.org, që për momentin është në versionin 3.1.

Menaxhimi i përkthimit do t’i bartet FLOSS Kosova, një OJQ jo-përfituese kosovare që bën promovimin e softuerit të lirë dhe të hapur, si paketa në fjalë, nëpërmjet platformës për përkthimin e ndërfaqeve softuerike Launchpad.net. E veçanta e kësaj mënyre të punës është se të gjithë mund të kontribuojnë në aktivitetin e përkthimit si dhe të pasurimit të programit me shabllone të krijuara në gjuhën shqipe.

FLOSS Kosova dhe ATI-KOS inkurajojnë sistemin shkollor, bizneset dhe administratën shtetërore në Kosovë, që t'i zëvendësojnë programet ilegale me këtë paketë të vlefshme në punët e tyre të përditshme.

_________________

floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 23
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi