Laptop me dy ekrane

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Laptop me dy ekrane

Mesazh nga floroS prej Mon Aug 31, 2009 10:11 pm


Tanimë kemi parë disa laptopë me nga dy ekrane, por gjithmonë është bërë fjalë për njërin prej tyre më të vogël i cili shërben si ndihmës i ekranit kryesor. Kompania gScreen ka shpikur një laptop i cili ka dy ekrane të madhësisë së njëjtë.

Laptopi i gScreen, kur mbyllet duket si secili laptop tjetër, vetëm se është pak më i trashë sesa mesatarisht. Nga kapaku i tij nxirren dy ekrane të diagonaleve prej 15.4 inç, që do ta dinë ta vlerësojnë përdoruesit të cilët merren me montimin e video materialeve apo me aktivitete të ngjashme për të cilët dy ekrane janë domosdoshmëri.

Pjesa tjetër e specifikave, natyrisht, është përshtatur për kërkesat e profesionistëve: Procesori i kompanisë Intel Core 2 Duo, 4 GB RAM memorie, kartela grafike NVIDIA GeForce 9800M GT dhe NVIDIA® Quadro FX 1700M si dhe disku i fortë me kapacitet prej 320 GB, me shpejtësi prej 7.200 rrotullimesh në minutë.

Çmimi është i kripur: rreth 3.000 dollarë, derisa në treg mund të pritet në muajin dhjetor të këtij viti.

_________________
avatar
floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 23
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi