Hamburg mposht kampionin

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

24082009

Mesazh 

Hamburg mposht kampionin






Hamburg ka shënuar fitore 4-2 në fushë mysafire ndaj kampionit në fuqi të Bundesligës, Wolfsburg.
Dy gola në shtatë minuat e para të ndeshjes të shënuara nga Jose Paolo Guerrero (3’) dhe Eljero Elia (7’) iu dhanë epërsinë e hershme vizitorëve, por kampionët arritën të barazojnë në fillim të pjesës së dytë me anë të Zvjezdan Misimovic (52’) dhe zëvendësuesit Obafemi Martins (56’).

Megjithatë dy gola të tjerë nga Mladen Petric (75’) dhe Romeo Castelan në çastet e fundit të ndeshjes, i siguruan tre pikë të merituara Hamburgut.

Me këtë fitore Hamburg mbledh shtatë pikë, sa kanë edhe Bayer Leverkusen dhe Schalke, ndërsa Wolfsburg mbetet në pozitën e katërt me gjashtë pikë.

Në ndeshjet tjera të së dielës, Werder Bremen ka mposhtur Borussia Moenchengladbach me rezultat 3-0 falë dy golave të shënuar nga Claudio Pizarro dhe një goli të vonshëm nga Naldo. Bremen pati edhe një penalti të humbur nga Mesut Ozil.

Bochum ka shënuar fitoren e parë të sezonit, duke mposhtur Hertha Berlinin me rezultat minimal 1-0 falë golit të Anthar Yahia.

citti_barca
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 427
Registration date : 08/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi