Barça fiton Superkupën e Spanjës

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

24082009

Mesazh 

Barça fiton Superkupën e Spanjës






Barcelona ka fituar trofeun e parë të sezonit, Superkupën e Spanjës, pasi ka demoluar Athletic Bilbao me rezultat 3:0, në ndeshjen e kthimit në Camp Nou.
Me një fitore prej 2-1 nga ndeshja e parë, Barça e filloi ndeshjen e relaksuar dhe tifozët është dashur të presin deri në pjesën e dytë për të parë golat – dy të shënuar nga Lionel Messi (50’, 68’ – pen.) dhe golin e tretë të shënuar nga zëvendësuesi Bojan Krkic (72).

Barcelona kështu është barazuar me Real Madridin sa i përket titujve të fituar të Superkupës së Spanjës. Dy ekipet më të famshme të kampionatit spanjoll tash kanë nga 8 tituj të Superkupës, e cila ka filluar të luhet që nga viti 1982.

Përforcimi i ri Barcelonës Zlatan Ibrahimovic, kundër Athletic Bilbao luajti ndeshjen e dytë në fanellën e blaugranëve, mirëpo përkundër faktit se luajti deri në minutën e 70, kur u zëvendësua nga Krkic, as kësaj radhe nuk u shënua në listën e golashënuesve.

citti_barca
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 427
Registration date : 08/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi