Feliks, fiton finalen e 200 metrave

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

23082009

Mesazh 

Feliks, fiton finalen e 200 metrave






Elizon Feliks, fiton finalen e 200 metrave duke u shpallur per here te trete kampione bote, gje te cilen asnje femer nuk e kishte arritur me pare.

Feliks e fitoi kete gare me kohen 22.02 sekonda, duke lene ne vendin e dyte kampionen olimpike Veronika Kempbell, ndersa medaljen e bronxit e fitoi Debi Ferguson-Mekenzi nga Bahamas.

Ne garen e 400 m per meshkuj LaShon Merrit i rrembeu titullin kampion Xheremi Uoriner. Amerikani, kampion olimpik i keaj disipline, e fitoi finalen ne Boterorin e Berlinit me kohen 44.06 sekonda, ndersa Uoriner i vendit te dyte e mbylli garen me 44.60 sekonda.

Ne garen e kercimit se larti medalja e arte i shkoi rusit Jaroslav Ribakov qe kaloi lartesine 2.32 metra. Medaljen e argjendte e fitoi qiprioti Kiriakos Janu, ndersa ajo e bronzit i shkoi dy atleterve; Silvester Bednarek dhe Raul Spank.

Ne hedhjen e diskut per femra kampione e botes u shpall australiania Deni Samuels me 65.44 m. Ne vendin e dyte u rendit kubanezja Jarelis Barrios, ndersa ne te tretin rumunia Nikoleta Grasu.

Ne garen e 50 km Sergej Kirdiapkin i dha nje tjeter medalje te arte Rusise duke fituar me kohen 3 ore 38 minuta e 35 sekonda. Ne vendin e dyte u rendit norvegjezi Nimark dhe ne te tretin spanjolli Hezuz Anhel Garsia.

citti_barca
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 427
Registration date : 08/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi