Tottenhami merr kreun e tabelës

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

23082009

Mesazh 

Tottenhami merr kreun e tabelës






Dy gola të shënuar nga Jermain Defoe dhe Aaron Lennon kanë ndihmuar Tottenhamin të rikthehet nga disavantazhi 1-0 për të fituar në fund me rezultat 2-1 ndaj West Ham United në ndeshjen e zhvilluar në Upton Park.
Pas një pjese të parë pa gola, të zgjedhurit e trajnerit Gianfranco Zola kaluan në epërsi me anë të Carlton Cole, katër minuta në pjesë të dytë (49’).

Por të zgjedhurit e ish-trajnerit të West Hamit, Harry Redknapp, përmbysën rezultatin. I rikthyer po ashtu në fushën e ish-klubit të tij, Jermain Defoe, barazoi rezultatin pesë minuta më vonë (54’), para se Lennon të shënojë golin e fitores në minutën e 79-të të ndeshjes.

Tottenhami tash merr kreun me pikë të plota, nëntë, pas tre ndeshjeve në Ligën Premier, që është fillimi më i mirë që nga sezoni 1960-61, hera e fundit kur Spurs fituan titullin.

citti_barca
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 427
Registration date : 08/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi