Pato ndihmon Milanin të fillojë me fitore

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Pato ndihmon Milanin të fillojë me fitore

Mesazh nga floroS prej Sun Aug 23, 2009 10:54 am


Sulmuesi brazilian Alexandre Pato ka shënuar dy gola, të dyja të asistuara nga Ronaldinho, për të ndihmuar Milanin të shënojë fitore 2-1 në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Serie A si mysafir i Sienës.

I riu brazilian shënoi golin e parë pas gati gjysmë ore lojë, pas një asistimi të shkëlqyeshëm të bashkëkombësit të tij Ronaldinho (29’).

Megjithatë vendasit arritën të barazojnë pas katër minutash tjera, me anë të Abdel Kader Ghezzal. Një goditje e Lukas Jarolim u mbrojt nga portieri Marko Storari, por topi arriti te Ghezzal i cili e dërgoi në rrjetën e Milanit.

Me fillim të pjesës së dytë në skenë doli sërish Pato, i cili shënoi golin e dytë të tij dhe të fitores për Milanin. Pas një pasimi të Ronaldinhos për Flaminin, topi arrin te Pato, që nuk fali as kësaj here (48’).

Ndeshja tjetër e sotme ajo mes Bolognas dhe Fiorentinës ka përfunduar me barazim 1-1. Vendasit kaluan në epërsi me anë të sulmuesit Pablo Daniel Osvaldo (24’), por viola u rikthye në pjesë të dytë për të barazuar me anë të sulmuesit rumun Adrian Mutu (64’).

_________________
avatar
floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 23
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi