Klaudio Ranieri: Në Romë për të fituar

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

21032009

Mesazh 

Klaudio Ranieri: Në Romë për të fituar




“J u e dini që po zhvillojmë një kampionat të shkëlqyer”. Një përgatitje për mrekullinë. Klaudio Ranieri e di që nuk është e vërtetë, por vazhdon të ketë besim. Sot në mbrëmje Roma mund ta ndalojë Juventusin, duke e larguar edhe nga ambiciet për titullin. E rëndësishme për trajnerin është sqarimi i një koncepti të rëndësishëm: “Më bëhet qejfi që disa mendojnë se ne mund të arrijmë gjithçka, – thotë Ranieri. – E dimë që vetëm një skuadër mund ta humbë, por ne kemi
shumë për të ndërtuar dhe për të thënë. Duhet të përmirësohemi vazhdimisht, në të gjitha
aspektet. Pastaj nëse dikush do ta humbasë titullin, ne do ta marrim me shumë kënaqësi. Por duhet të jemi realistë”. Maksimumi – “Vitin e kaluar, nëse Juventusi do të kishte arritur në Evropë, ne do të ishim mjaft të kënaqur, – ka vazhduar trajneri i bardhezinjve, – pastaj u kualifikuam në Ligën e Kampionëve dhe zhvilluam një punë të jashtëzakonshme. Unë nuk e di në jemi më mirë a më keq se niveli ynë i zakonshëm. Ju e dini që ne po zhvillojmë një kampionat shumë të bukur. Por ne nuk kënaqemi me kaq, Juventusi kështu është. Nuk jemi kurrë të kënaqur me arritjet tona. Asnjë nuk e priste këtë Juventus për dy vjet dhe një meritë të vogël e ka edhe trajneri”. Klasikja – “Do të jetë një skuadër tjetër pa Totin, por kjo nuk do të thotë se do të jetë më pak e fortë. Ai, si Maldini dhe Del Piero, është një lojtar që të gjithë do donim ta shihnim në fushë. Do të duhet Juventusi më i mirë i mundshëm për të arritur një rezultat pozitiv”. Del Piero, Xhovinko, Iakuinta, Trezege... Nëse Juve do të provonte tredhëmbëshin? “Tredhëmbëshi është një hipotezë të cilën nuk e mohoj. Por për të ndryshuar
modul duhet të jem i bindur që do të marr diçka më shumë. Kam thënë që Xhovinko nuk do të luajë? Nuk kam thënë asgjë. Unë do ta mendoj pak kohë përpara ndeshjes. Mendoj se ai është zhbllokuar, ka hyrë në mekanizëm. Fakti që po jeton me shumë presion mbi vete mendoj se po e ndihmon jashtë mase. Ndeshja që zhvilloi kundër Çelsit, ajo gjysmë ore që ishte në fushë, mund të them se qe mjaft e rëndësishme. Dhe me Bolonjën u ka treguar të gjithëve se më në fund, ajo forcë që nuk arrinte të shpërthente, doli në pah. Tani mjafton që të rrijë i qetë”. Trezege – A është vendosur paqja me Trezegenë? “Nuk kisha pse të bëja paqe, nuk jam zënë me asnjeri. Ne flasim gjithmonë. Gjërat e familjes mbeten atje. Trezege ka bërë një javë stërvitore, si gjithmonë, të një niveli shumë të lartë”

donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 23
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi