Zaneti si Faketi, 634 prezenca me zikaltrit

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

21032009

Mesazh 

Zaneti si Faketi, 634 prezenca me zikaltrit




Dje ka qenë një ditë speciale për argjentinasin Havier Zaneti. Kapiteni aktual i Interit, të dielën përballë Rexhinës do regjistrojë prezencën e tij të 635-të, me fanellën zikaltër mbi shpatulla. Në këtë mënyrë Zaneti do të thyejë rekordin e Xhaçinto Faketit. Ja si shprehet vetë kapiteni zikaltër për këtë: “Kam pasur fatin e madh ta njoh personalisht Xhaçinto Faketin. Për mua ai ka qenë një pikë referimi, e njëkohësisht më ka dhënë të kuptoj se çfarë do të thotë t’i përkasësh
Interit. Në radhë të parë për rekordin tim dua të falënderoj presidentin Masimo Morati, që më dha mundësinë të vija në Itali, kur nuk më njihte askush. Mbaj mend si sot ditën time të parë në ‘Apiano Xhentile’. Me vete kisha një thes plastik e brenda saj disa rroba e këpucët e futbollit. Kalova një tufë tifozësh, të cilët pyesnin veten se kush isha unë, e nga ajo ditë zuri fill historia ime me Interin. Unë kam besuar gjithmonë tek ky klub, edhe atëherë fitonim pak. Gjithmonë kam besuar se gjërat do ndryshonin, e ndryshimi erdhi si rrjedhojë e seriozitetit në punë nga ana stafit të kësaj shoqërie. Jam krenar që jam kapiteni i këtij klubi dhe pjesë e historisë së Interit. Një falënderim special u shkon atyre që më kanë mbështetur në momentet më të vështira, por mbi të gjitha Xhaçinto Faketit, një person që fliste gjithmonë në momentin e duhur. Për mua, ai do jetë i paharrueshëm, pasi ka qenë ai që më mësoi ta kem Interin si shtëpinë time, tashmë prej 14 vitesh”, ka përfunduar argjentinasi Zaneti.

donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 23
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi