“Ndihem gati të zëvendësoj Maldinin”

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

21032009

Mesazh 

“Ndihem gati të zëvendësoj Maldinin”




Tiago Silva është blerë gjatë merkatos së janarit nga Milani dhe për momentin ai po studion futbollin italian në Milanelo, në mënyrë që të jetë i gatshëm për sezonin që vjen. Mbrojtësi brazilian tashmë duket i adaptuar me skemat e kuqezinjve dhe është gati të japë kontributin e tij. “Milani është një nga klubet më të mëdha të botës. Pato ka qenë shumë i rëndësishëm në ingranimin tim me skuadrën, më ka qëndruar gjithmonë pranë dhe falë tij po mësoj edhe italishten”. Brenda pak muajsh, Tiago Silva do zërë vendin e kapiten Maldinin, detyrë që nuk e tremb aspak talentin brazilian. “Maldini është një legjendë, e unë çdo ditë përpiqem të mësoj ndonjë të gjë të re për të qenë që në fillim në lartësinë e duhur. Të zëvendësosh një futbollist si Maldini nuk është e lehtë, por gjithsesi jam gati ta marr mbi shpatulla këtë përgjegjësi”, ka pohuar vetë braziliani Silva.

donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 23
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi