Hidink: Xherrard kundër Terri, ky duel vërtet më argëton!

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

21032009

Mesazh 

Hidink: Xherrard kundër Terri, ky duel vërtet më argëton!




Përballja Liverpul-Çelsi do të jetë një ballafaqim aftësish për dy trajnerët respektivë, Benitez-Hidink, të cilët konsiderohen si trajnerët më të mirë të momentin në Angli. Në të njëjtën kohë, Stiven Xherrard dhe Xhon Terri do të tregojnë muskujt për herë të pestë radhazi në Ligën e Kampioneve. “E njohin mjaft mirë njëri-tjetrin - shpjegon Hidink –. Nuk i kam parë të gjitha ndeshjet mes këtyre dy skuadrave, por ato që kam ndjekur kanë qenë të shkëlqyera, sepse të dyja pëlqejnë të luajnë futboll të bukur. Në të dyja skuadrat ka lojtarë që luajnë futboll sulmues dhe garantojnë spektakël. Këto përballje priten me emocione të veçanta nga mbarë bota, për vetë nivelin e futbollit që ofrojnë. Në momentin e hedhjes së shortit ishim duke u stërvitur dhe kur dikush tha se na ra Liverpuli, të gjithë ndaluan dhe pyetën të habitur: ‘Kush? Kush?’. Ishte diçka e bukur, sepse u duk se lojtarët e parashikonin një ndeshje të vështirë, prandaj nuk ka
asgjë për t’u shqetësuar. Liga e Kampioneve bëhet gjithnjë e më e bukur, kur sheh se ke të bësh me skuadra më të forta. Nuk e kam thënë ndonjëherë deri tani, por kam ardhur në “Stemford Brixh” për t’i luajtur të gjitha sfidat e mundshme, deri në fund të majit. Këdo që do të kemi përballë pas Liverpulit, qoftë Mançesteri, Barcelona, apo Vilarreali, dua ta mposht. Nuk dua të nënvlerësoj asnjë klub, pasi si Vilarreali, ashtu edhe Porto kanë dhënë rezultate surpriza në sezonet e fundit. Kur je në këtë fazë të Ligës së Kampioneve je favorit, ashtu si skuadrat e tjera”, nënvizoi trajneri holandez.

donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 23
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi