Moti, dëbora shtyn tri ndeshje

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

21032009

Mesazh 

Moti, dëbora shtyn tri ndeshje






Shtyhen tri ndeshje të Kategorisë së Parë, të cilat ishin parashikuar për t’u luajtur sot, sipas programit të javës së 23-të.
Shkak për këtë është bërë pikërisht moti i keq që ka goditur Shqipërinë në 48 orët e fundit.

Dëbora e bardhë ka “pushtuar” jo vetëm zonat verilindore, por edhe ato juglindore, madje çrregullime të mëdha nga shirat e shumta kanë pësuar edhe qytetet e pjesës qendrore të vendit tonë. Sidoqoftë, përmbytjet e rrugëve në qytetet kryesore të vendit duket se nuk i kanë bërë të papërdorshme stadiumet.

Por më e rëndë paraqitet gjendja në aksin Pogradec-Ersekë, ku dëbora ka zbardhur fushat e futbollit. Në këtë pjesë të vendit ishte parashikuar që të luheshin tri ndeshje: Pogradeci-Naftëtari, Skënderbeu-Besëlidhja dhe Gramozi-Ada, të cilat me një vendim të FSHF-së janë shtyrë. Duke parë vështirësitë e mëdha edhe në akset rrugore të qyteteve në fjalë, FSHF-ja ka marrë vendimin për t’i shtyrë këto ndeshje në një datë tjetër, që do të vendoset në ditët në vazhdim.

mendy
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi