Vesa: Së shpejti klipi i ri, pas një viti albumi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Vesa: Së shpejti klipi i ri, pas një viti albumi

Mesazh nga floroS prej Fri Aug 14, 2009 7:50 pm


Edhe pse sapo është lansuar videoklipi i projektit të ri të Vesa Lumës (në bashkëpunim me DJ Blunt dhe Real 1), “Aj aj remix”, këngëtarja planifikon të nxjerrë së shpejti edhe një videoklip të ri.

“Edhe pse tashmë është fundi i sezonit, dëshira e madhe për të lansuar diçka të mirë më bëri që të bashkëpunoja me DJ Blunt dhe Real 1. Por nuk do të shkojë edhe shumë gjatë dhe mendoj të lansoj një klip të ri të një kënge që ka pasur sukses qysh herët”, është shprehur Vesa për të përditshmen “Infopress”.

Kënga të cilës do t’i realizohet klipi mban titullin “Edhe një fundvit”, ndërsa për albumin e Vesës fansat e saj duhet ta presin verën e ardhshme.

“Albumi im do të jetë i gatshëm verën që vjen. Do të jetë një përmbledhje e gjithë këngëve të mia, por nuk do të mungojnë edhe këngët e reja të panjohura për publikun”, shton këngëtarja.

_________________
avatar
floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 24
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi