Migrena e rrezikshme për shtatzënat

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Migrena e rrezikshme për shtatzënat

Mesazh nga floroS prej Sat Mar 21, 2009 1:47 am

Femrat të cilat kanë rregullisht kokëdhimbje migrenoze janë të
rrezikuara që të pësojnë goditje në tru gjatë shtatzënisë, paralajmëron
një studim i ri.
Llogaritet se 26% e femrave në moshë
reproduktive kanë migrenë, prandaj hulumtuesit pranë universitete
amerikane, Wake Fores, North Carolina dhe Duke, kanë analizuar ndikimin
e migrenës te shtatzënat.

Në këtë studim janë analizuar të dhënat e grumbulluara nga afër 34.000
femra, të cilat gjatë periudhës 2000-2003 ishin diagnostikuar me
migrenë.

Rezultatet kanë treguar se femrat të cilat gjatë shtatzënisë kanë
migrenë, janë 15 herë më të rrezikuara për të pësuar goditje në tru,
pavarësisht se a kanë ose jo pre-eklampsi (rritja e shtypjes së gjakut
gjatë shtatzënisë), e cila është një tjetër sëmundje që rrezikon
goditjen në tru.
avatar
floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 23
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi