Taçi planifikon përforcimin e Bolognas

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

03082009

Mesazh 

Taçi planifikon përforcimin e Bolognas




Pronari i ri i Bolognas, Rezart Taçi, derisa po përgatitet ta merr kontrollin e skuadrës të martën, njëkohësisht manjati shqiptar ka një listë lojtarësh të cilët planifikon t’i transferojë.

Sipas faqes CorrieredelloSport, Taci planifikon ta forcojë çdo repart të ekipit të tij, ashtu që skuadra të mos luftojë vetëm për ekzistencë në Serie A.

Në mbrojtje, Bologna do ta rikthejë nga huazimi Rafael Santosin, ndërkohë Taçi duhet të zgjedhë ndërmjet Maurizio Domizzi, Sanchez Cribari dhe Carlos Valdez, të cilët janë në listën e trajnerit Giuseppe Papadopulo.

Në mesfushë Taçi do ta kërkojë mesfushorin e Juventusit, Sergio Almiron.

Derisa në sulm gjendet Marco Di Vaio, Bologna planifikon ta sjellë edhe një emër të njohur në skuadër. Meqenëse e ka të vështirë ta transferojë sulmuesin e Udineses, Antonio Di Natale, atëherë njëri nga sulmuesit, Abdel Ghezzal, Davide Succi ose Rolando Bianchi, mund ta veshë fanellën e Bolognas në sezonin e ri.

Haris
Anetare 10 %
Anetare 10 %

Numri i postimeve : 64
Registration date : 12/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi